E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak seri shperthimesh ne veri te vendit

12 të vdekur është bilanci i një serie shpërthimesh që tronditen qytetin Judaida al-Shat, në veri të Irakut mëngjesin e të hënës.

Shpërthimi i dy makinave-bombë u pasua edhe nga një sulm kamikaz, shënjestra e të cilit ishte një treg i qytetit me shumice popullsie shiite. Të plagosurit janë me dhjetëra. Spiralja e dhunës në vend ka nisur të ripërtërihet, duke ngjallur frikën e një rikthimi të mundshëm të konfliktit të ashpër sektar. Muaji që shkoi ishte më vdekjepruresi në Irak që prej qershorit 2008. Të dhënat e OKB-së tregojnë se në maj u vrane të paktën 1 000 civilë irakenë dhe pjestarë të forcave të sigurisë. Për Irakun, një shtet me 31 milionë banorë, po rezulton problematike ndarja fetare dhe etnike e popullsisë. Në vend, sipas statistikave, 60% e popullsisë janë shiitë, rreth 35% sunitë dhe 5% tjetër të krishterë apo anëtarë të besimeve të tjera. Ndërsa etnia është e ndarë në 75% arabë, 20% kurdë, asirianë, turkomanë dhe të tjerë me rreth 5%. Përleshjet në shtim, me bazë urrejtjen ndërfetare dhe ndëretnike, sipas ekspertëve, po vënë në rrezik edhe vetë ekzistencën e shtetit, pasi Iraku është gjithmonë e më i kërcënuar nga një luftë e mirëfilltë civile, nëse nuk do të merren masa të menjëhershme për të rikthyer rendin në vend. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›