Meta: Qeveria e re nuk do bëjë spastrime, Berisha ka nevojë për pushime malore
TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka mbledhur sot në një takim për rreth 1 orë, 5 ministrat e kabinetit të ri qeverisës, nga radhët e LSI-së. Mësohet se ministrat e LSI kanë paraqitur idetë e tyre për dikasteret që do të drejtojnë.
Pak orë pas kësaj mbledhje, Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka shprehur mbështetjen e tij për qeverinë e re, ku padyshim edhe LSI do japë kontributin e saj. Edhe pse është kohë pushimesh, tha Meta, LSI punon për sfidat e reja që e presin.
“Shpreh mbështetjen time më të plotë për qeverinë e re dhe angazhimet e saj, do jetë një qeveri që do lerë gjurmë në modernizimin e vendit, në përmirësimin e qeverisjes, në efikasitetin e realizimit të reformave. Kjo qeveri do sjellë një politikë të re dhe emancipuese, më humane, një politike më integruese. Sot ditë pune u takuam me përfaqësues të ndryshëm të LSI, disa janë pjesë e kabinetit, LSI vazhdon angazhimet e saj edhe pse është një periudhë pushimesh, të gjithë janë në punë”, tha Meta.
Meta tha më tej se programi i qeverisë së re do bëhet publik në kohën e duhur.
Kreu i LSI-së bëri me dije se qeveria e re do bëjë transparencën e plotë të financave publike, të cilat, sic tha Meta kanë degraduar në mënyrë dramatike, ndërsa shtoi se do përballojë me sukses këtë situatë të krijuar.
“Finacat publike kanë degraduar në mënyrë dramatike, sidomos gjatë muajve para fushatës elektorale vetëm në funksion të kësaj fushate, por jam i bindur se publikut do t’i jepet një transparencë e plotë e situatës aktuale financiare në vend dhe se qeveria e ardhshme do dijë të përballojë me sukses këtë situatë dhe të vijojë me përmbushjen e objektivave të saj qeverisëse për 4 vitet e ardhshme”, tha ai.
Deklaratave të kryeministrit në detyrë Berisha, se qeveria e re ka ministrat më të korruptuar që ka pasur ndonjëherë vendi, Meta iu përgjigj, “Berisha ka nevojë për pushime malore, ato janë me relaksuese, edhe unë vetë bëra disa”.
Meta shprehu keqardhjen për akuzat se PS-LSI do të bëjë spastrime në administratë, ndërsa shtoi se shembull i këtyre spastrimeve është pikërisht PD.
“Sa për spastrimet, është për të ardhur keq që Berisha përdor një gjuhë të vjetër, PD është rasti më shembullor i spastrimeve, apo edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës pasi i dhamë fund koalicionit PD-LSI. Mendojmë që vlerësimi është dhënë me votë për çdo qëndrim të padrejtë dhe hakmarrës. Ne do forcojmë kapacitetet e administratës, respektojmë ligjin e nëpunësit civil, do ruajmë nivelin e ekspertizës në administratë. Do ketë reforma për një administratë më të efektshme. Është për të ardhur keq që ata flasin për qeverinë sikur ajo ka filluar punë që më 23 qershor, kjo nuk ju rrit besueshmërinë dhe seriozitetin, nuk i bën të reflektojnë arsyet e vërteta të humbjes së tyre, ka nevojë për opozitë konstruktive ashtu siç kishte nevojë për një qeveri të re”, tha Meta më tej.
Meta ka komentuar më tej postet e përfaqësuesve të LSI në qeveri. Sipas tij, LSI nuk ka marrë asnjë ministri nga ato që që ka patur në 4 vitet e kaluara, në funksion të transparencës.
“Qeveria është e konceptuar si një e tërë, ka përfaqësues nga shoqëria civile. LSI nuk ka asnjë ministër në dikasteret ku është përfaqësuar në 4 vitet e kaluara, mendoj se ka qenë një zgjedhje e drejtë dhe në funksion të transparencës së ardhshme. Kjo ishte zgjedhja ime, që të krijoj mundësi për transparencë në ato institucione që drejtoheshin në 4 vitet e kaluara nga LSI. Kësaj qeverie i duhet fryma e ekipit dhe një koordinim sa më efikas”, shtoi ai më tej.
META U PERGJIGJET GAZETAREVE
Z. Meta, patët një takim me tre prej ministrave të ardhshëm, që përfaqësojnë LSI-në në qeverisjen e ardhshme. Mund të na jepni më tepër detaje në këtë drejtim?
Në radhë të parë shpreh kënaqësinë që ritakohemi pas një pauze që vjen edhe për shkak të stinës. Së dyti nuk mund t’i rezistoja kërkesës tuaj për të bërë një komunikim por njëkohësisht më pëlqen kjo mundësi për të shprehur, në radhë të parë, mbështetjen time më të plotë për qeverinë e re dhe për angazhimet e saj për të përmbushur ato objektiva të rëndësishme ta afirmuar nga “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”. Besoj se kjo qeveri, që ka sfida shumë të mëdha por që vjen edhe me ambicie shumë të mëdha, do të jetë edhe një qeveri e cila do të lërë gjurmë të rëndësishme në modernizimin e vendit, në përmirësimin e qeverisjes në vend në mënyrë substanciale, në efikasitetin e realizimit të të gjitha objektivave dhe natyrisht në objektivat tona kryesore për sa i takon integrimit evropian të Shqipërisë. Dua të vlerësoj, në mënyrë të veçantë, përfaqësimin si asnjëherë tjetër më parë të grave dhe të vajzave të Shqipërisë. Besoj se ky përfaqësim do të vazhdojë në të gjitha nivelet e qeverisjes. Është një mesazh kuptimplotë i një politike të re, i një politike të emancipuar, i një politike evropiane dhe i një politike më humane se sa deri më tani, i një politike integruese.
Dita e sotme ishte një ditë pune dhe natyrisht që jemi takuar me përfaqësues dhe me drejtues të ndryshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, disa prej të cilëve janë tashmë edhe pjesë e kabinetit të ardhshëm qeveritar por edhe të tjerë që nuk janë. Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon angazhimet e saj edhe pse është një periudhë e cila ka natyrisht edhe detyrimin për të bërë disa pushime por të gjitha janë në punë kudo ku janë. Edhe atje ku pushojnë po përgatiten për punët që i presin.
Po përsa i përket programit qeverisës çfarë mund të na thoni?
Programi do të bëhet publik në kohën e duhur, në radhë të parë nga Kryeministri i ardhshëm por edhe nga vetë kabineti i ardhshëm qeveritar.
Deri më tani kemi parë që financat janë në një gjendje shumë të vështirë. Çfarë do të bëni ju në një kohë kur po e merrni shtetin me një buxhet shumë të varfër? Si do t’ia që njerëzit ta ndjejnë sa më pak këtë buxhet të cunguar?
Programi i qeverisë së ardhshme do t’i japë përgjigje konkrete të gjitha këtyre sfidave. Është një fakt i qartë se financat publike kanë degraduar në një mënyrë dramatike, sidomos gjatë muajve të para fushatës elektorale, vetëm në funksion të kësaj fushate dhe të objektivave elektorale të lidershipit të Partisë Demokratike. Megjithatë unë jam i bindur se në radhë të parë publikut do t’i jepet një transparencë e plotë e situatës aktuale financiare në vend dhe njëkohësisht jam i bindur se qeveria e ardhshme do të dijë të përballojë me sukses këtë moment delikat. I ka të gjitha kapacitetet për të stabilizuar në një kohë sa më optimale situatën financiare në vend dhe për të vijuar me përmbushjen e të gjithë objektivave elektorale dhe tani qeverisëse për katër vitet e ardhshme.
Pyetja e parë ka të bëjë me akuzat e shpeshta që po vijnë nga Kryeministri në largim, Sali Berisha, sidomos pas zbardhjes së emrave të ministrave të rinj, që sipas tij janë emra të përfshirë në afera korruptive. Pyetja e dytë, po në kuadrin e akuzave që vijnë nga Partia Demokratike, thuhet se PS dhe LSI po përgatisin spastrime të thella në administratën publike. Cili është reagimi juaj në lidhje me këto akuza?
E para mendoj se z. Berisha ka nevojë për pushim malore. Ato janë edhe më relaksuese, sepse edhe unë vetë bëra disa pushime malore javën e kaluar. Së dyti, sa i takon spastrimeve, sepse unë këtë e kam dëgjuar vazhdimisht edhe nga kryetari i ri i Partisë Demokratike dhe është për të ardhur keq që përdor një gjuhë të vjetër, nuk ka pasur rast më shembullor spastrimesh se sa vetë Partia Demokratike apo edhe vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës sidomos pas përfundimit të koalicionit PD-LSI. Megjithatë, ne nuk jemi ankuar dhe nuk kemi ngritur asnjë ndonjë zyrë ankesash dhe mendojmë se vlerësimi është dhënë me votë për çdo qëndrim të padrejtë apo hakmarrës. Sa i takon të ardhmes unë jam i bindur që vullneti është për të forcuar kapacitetet e administratës publik për të respektuar ligjin për nëpunësin civil. Për ne është shumë e rëndësishme të ruhet niveli i ekspertizës në administratë, në mënyrë të veçantë sa i takon çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin evropian dhe strukturave përkatëse në të gjithë administratën publike dhe shtetërore, por edhe për t’i ngritur më tej këto kapacitete, gjithmonë përmes meritokracisë dhe konkurrimit. Kështu që nuk mendoj se bëhet fjalë për spastrime, në asnjë rast, por bëhet fjalë për reforma, për një administratë më të efektshme, e cila do t’i përgjigjet besoj ritmit të ri të qeverisë së re. Është për të ardhur keq që drejtues të Partisë Demokratike flasin për qeverinë që do të fillojë pas një muaji sikur ajo ka filluar punë më 23 qershor. Natyrisht që është e drejtë e tyre të bëjnë komentet përkatëse, por kjo nuk ua rrit as besueshmërinë, as seriozitetin dhe as nuk i ndihmon që të reflektojnë për të kuptuar arsyet e vërteta të humbjes së tyre më 23 qershor. Shqipëria ka nevojë për një opozitë konstruktive ashtu sikurse kishte nevojë për një qeveri të re, dhe këtë e tregoi me votën e saj plebishitare më 23 qershor, ka nevojë edhe për një opozitë të re, për një opozitë e cila vë interesat e vendit në plan të parë, për një opozitë e cila konkurron me qeverinë me alternativa dhe duke demonstruar përgjegjshmëri maksimale dhe jo duke humbur çdo ndjenjë përgjegjësie ndaj vendit, gjë që për fat të keq është reflektuar edhe në shumë vendime jotransparente dhe të papërgjegjshme që janë marrë nga vetë qeveria pas 23 qershorit.
Z. Meta, ju arritët merrnit pesë ministri dhe ajo që u vu re në këtë përfaqësim tuajin në qeveri ishte fakti që u morën ministri në të cilat ju nuk ishit të përfaqësuar gjatë kohës që ishit në qeveri më PD-në dhe e dyta kishte një alternim të ministrave të bashkëqeverisjes me demokratët, por që do të jenë edhe në qeverinë e re. Doja t’iu pyesja se çfarë do të sjellë LSI-ja ndryshe në këto pesë ministri dhe sa mendoni se do t’ia arrijë këtë gjë?
Qeveria është konceptuar dhe ne e mbështesim si një të tërë pa bërë ndarje sipas përfaqësimit të politik të ministrave të caktuar ndërkohë që kemi edhe përfaqësues nga shoqëria civile. Lidhur me faktin që Lëvizja Socialiste për Integrim nuk asnjë ministër në dikasteret ku ajo është përfaqësuar gjatë katër viteve të kaluara, kjo ka qenë një zgjedhje e drejtë dhe racionale edhe në funksion të transparencës së ardhshme. Sepse gjatë katër viteve të kaluara Partia Socialiste ka qenë në opozitë dhe ju e dini që ka qenë më e ashpër me ministritë që drejtonte LSI sesa me ato që drejtonte Partia Demokratike. Kështu që ka qenë edhe një zgjedhje e imja si kryetar i LSI që të krijojë mundësi për transparencë të plotë edhe në ato institucione dhe natyrisht mendoj se kjo është pozitive. Është edhe etike. Për sa i takon ministrave, mendoj se ata janë emrat nga më përfaqësuesit me kontributet e tyre, por ne e shohim qeverinë si një ekip të tërë dhe ajo që i duhet më shumë kësaj qeverie është fryma e ekipit dhe një koordinim sa më efikas sepse axhenda e qeverisë është një axhendë e përbashkët dhe çështjet më kryesore të cilat kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, me luftën kundër krimit, me luftën kundër korrupsionit, apo me axhendën mjaft ambicioze për punësimin dhe reforma të tjera nuk i takojnë në mënyrë ekskluzive një dikasteri të vetëm. Përkundrazi. Kështu që ne e shohim qeverinë si një të tërë dhe e mbështesim si të tillë.
Duke qenë se aleanca PS-LSI nuk arriti të mbajë numrin e 84 mandateve, që duhen për të miratuar ligje me shumicë të cilësuar, ju njiheni në fakt si personazh që keni arritur gjithmonë të gjeni gjuhën e kompromisit, siç ndodhi në rastin e tre ligjeve, ku bëtë bashkë socialistët dhe demokratët. a do të vazhdoni ta bëni të njëjtën gjë në parlament duke pasur parasysh se do të ketë nevojë për të paktën një votë më shumë për të miratuar ligje të rëndësishme?
Do të bëjmë çdo gjë për të bashkëpunuar me opozitën në funksion të interesave kombëtare, të integrimit evropian të vendit, dhe besoj që edhe Partia Demokratike të ruajë koherencën e saj, që do të thotë që të jetë një opozitë konstruktive dhe të mos kthehet pas në modelin e të bërit opozitë në Shqipëri.
Këtë radhë do të jetë ndryshe me kreun e ri të Partisë Demokratike Lulzim Basha apo mendoni se edhe ai do të jetë vazhdimësi e Berishës ?
E theksova edhe më parë, kryetarit të ri i urojmë edhe një stil të ri, pasi kryetari i ri me stil të vjetër nuk mendoj se funksionon mirë edhe për vetë Partinë Demokratike. Por, kjo është një çështje tjetër, nuk është çështja jonë. Ne nuk jemi përfshirë asnjëherë në çështjet e brendshme as të Partisë Demokratike, as të Partisë Socialiste dhe të as një partie tjetër në Shqipëri. Ata që janë përfshirë në debate me LSI-në nuk besoj se kanë mbetur të shumë kënaqur nga rezultatet që kanë arritur vetë.
Duke marrë parasysh se qeveria e re do të luftojë korrupsionin a do të ketë reforma në shërbimet sekrete?
Është një çështje që i takon Kryeministrit të ri për t’u përgjigjur por reforma jam i bindur që të ketë në të gjithë sektorët. Reforma nuk do thotë hiqen disa njerëz dhe të vihen disa të tjerë. Janë reforma strukturore, janë reforma të cilat mbështeten në përmirësimin e legjislacionit. Janë reforma të cilat mbështeten në një motivim të ri, të administratës, kudo, në një frymëzim të ri, sepse ka nevojë për një shkundje të përgjithshme dhe kjo nuk do të thotë kurrsesi spastrim. Përkundrazi do të thotë motivim të të gjithë atyre të cilët e kanë statusin e nëpunësit civil dhe e meritojnë atë.
MBLEDHJA
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka mbledhur sot në një takim për rreth 1 orë, 5 ministrat e kabinetit të ri qeverisës, nga radhërt e LSI-së. Mësohet se takimi ka nisur rreth orës 12:30, ndërsa mësohet se ministrat e LSI kanë paraqitur idetë e tyre për dikasteret që do drejtojnë.
Edmond Panariti e ka komentuar këtë si një takim konsultativ me kryetarin Meta. Ishte një takim konsultativ me Metën. Fola për pjesën e programit që do kem unë si ministër”, komentoi shkurt ai.
Në takim ishin të pranishëm Klajda Gjosha, e cila do të mbajë postin e ministres së Integrimt Europian, Nasip Naço që do mbajë postin e ministrit të Drejtësisë, Edmond Haxhinasto që do drejtojë Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Panariti që do jetë në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, si dhe Lefter Koka i cili do jetë ministri i Mjedisit.
Bëhet me dije gjithashtu se Kreu i LSI-së, Meta ka zhvilluar më herët një takim kokë më kokë me deputetin e PS-së në Qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima. Menjëherë pas tij, Meta është takuar në selinë e LSI-së me 5 ministrat.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Në selinë e LSI u mblodh qeveria Meta, përpara me 2 qeveri VIDEO: Meta: Qeveria e re gjurmë në modernizimin e vendit, Berisha ka nevojë për pushime malore