Peleshi: Telefonata e Ramës, 24 orë para prezantimit të qeverisë
KORCE- Një kryebashkiak i përkush tuar për qytetin dhe qyteta rët... Ky është Niko Peleshi, kreu i Bashkisë së Korçës, i emëruar tashmë si zv/kryeministër i qeverisë “Rama”. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, numri dy i qeverisë së ardhshme tregon për herë të parë emocionet e postit të ri, ftesën e z.Rama për t’u bërë pjesë e kabinetit të ri qeverisës diçka më shumë se 24 orë para publikimit të emrave të qeverisë, urimet e veçanta për postin e zv/ kryeministrit dhe jetën e tij jashtë politikës...
Z.Peleshi, urime! Si janë këto ditë tuajat kur sapo jeni emëruar zv/kryeministër i qeverisë së re?
Janë ditë të ngarkuara në fakt, me mesazhe urimi të shumta nga qytetarë të Korçës, miq, të afërm, por jo vetëm nga Korça. Janë ditë të mbushura gjithashtu edhe me një lloj emocioni të dyfishtë që lidhet me të dyja detyrat, me një detyrë që unë po e lë, dhe një detyrë tjetër që po përgatitem të marr. Janë ditë të shoqëruara me emocione, pasi unë po ndahem nga një pjesë shumë e rëndësishme e jetës, jo thjesht e karrierës. Korça, bashkia, punët e qytetit, po më tepër ëndrrat që lidhen me këtë qytet, janë bërë një pjesë shumë e fortë e imja. Marrja e vendimit për të pranuar një detyrë shumë të rëndësishme duke qenë i detyruar të ndërpresësh një detyrë që më ka dhënë kënaqësinë më të madhe të jetës sime, nuk mund të kalojë pa pengje emocionale dhe pa shumë meditim.
Si e priti familja juaj emërimin e ri?
Natyrisht që ky propozim ishte një vlerësim shumë i madh për punën time, për bashkinë, për stafin që ka bashkëpunuar me mua. Më pëlqen që çdo arritje ta ndaj me bashkëpunëtorët e mi, por edhe me familjen time, që ka qenë një mbështetje e vazhdueshme dhe më ka dhënë gjithë kohën e nevojshme për të punuar me përkushtim dhe shumë pasion për qytetin. Për hir të së vërtetës, ndihem borxhli me familjen time. Kam 3 fëmijë dhe bashkëshorten, me të cilën jetoj prej 12 vjetësh. Fëmijët janë relativisht të vegjël dhe padyshim që janë në një moshë që kanë nevojë për të dy prindërit, dhe unë e kam pasur të pamundur t’u jap të gjithë vëmendjen që ata meritojnë. Detyra e re kërkon më tepër angazhim dhe sidomos fillimi është i mbushur edhe me probleme logjistike të zhvendosjes së familjes drejt Tiranës, pasi kjo detyrë nuk mund të ndiqet nga Korça. Rifillimi i një jete të re më përket jo vetëm mua, por edhe fëmijëve, që do të ndërrojnë ambientin, shkollën, mësuesen, shokët, dhe unë nuk mund ta neglizhoj këtë pjesë. Jam munduar t’i bind me gjuhën që ata kuptojnë, se kjo gjë është e rëndësishme jo vetëm për ata, por edhe për vendin ku ne jetojmë, që ky vend të bëhet më i mirë, me kontributin e të gjithëve dhe me kontributin tim modest, që e ardhmja e tyre të jetë më e mirë. Nuk është e lehtë t’ua shpjegosh këtë fëmijëve. Të gjithë besoj i kemi në memorie, të pashlyeshme gjatë gjithë jetës marrëdhëniet me shkollën, me mësuesin e parë. Vetë i mbaj mend shumë mirë emocionet dhe frikën që përjetonim kur ndërronim mësuesin, kur kalonim nga një klasë tek tjetra, dhe padyshim që kjo pjesë nuk është pritur pa lot nga fëmijët e mi. Për sa i përket bashkëshortes, i duhet që të fillojë një jetë tjetër profesionale. I jam mirënjohës, sepse është munduar të fshehë dhe të mbajë brenda vetes të gjitha vështirësitë që e shoqërojnë këtë detyrë të re dhe të më krijojë përsëri gjithë mbështetjen emocionale shpirtërore, për të mos pasur peng të paktën me familjen. Pra momentet e para padyshim kanë qenë të vështira, por mendoj që tani kam mbështetjen e plotë edhe nga familja për ta ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm, që unë nuk e lidh vetëm me karrierën time, por e lidh dhe me sfidën e madhe që kemi si shoqëri, për të filluar tashmë një epokë të re, për të ndërtuar një Shqipëri të re dhe për të kaluar në një stad tjetër zhvillimi, duke u shkëputur nga një tranzicion i gjatë, i cili jo vetëm na ka munduar të gjithëve, por mbi të gjitha ka vrarë shumë ëndrra fëmijësh për të ardhmen e tyre. Natyrisht që keni marrë edhe urime për postin e ri.
Cili ka qenë më i veçanti?
Unë kam marrë qindra dhe qindra urime në telefon apo edhe në “Facebook”; mesazhe urimi nga njerëz të njohur dhe të panjohur, nga të gjitha moshat, nga Korça, nga gjithë Shqipëria dhe jashtë saj, si dhe nga shumë njerëz që kam mundur të takoj këto ditë. Do të thosha që të gjitha mesazhet kanë një fill të përbashkët. Më vjen shumë mirë ta them, që emërimi im si zv/ kryeministër i qeverisë së re, është pritur jo vetëm si një vlerësim personal për mua dhe punën time, por edhe për qytetarinë korçare. Përmes të gjitha mesazheve lexoj që qytetarët e Korçës, pavarësisht bindjeve politike, ndihen mirë që Korça do të ketë një përfaqësim të merituar dhe mbase të munguar prej shumë kohësh në qeveri. Kam marrë edhe mesazhe që, për hir të së vërtetës, nuk kanë kaluar pa më prekur emocionalisht. Nuk e mendoja që shqiptarët do të mund ta pranonin kaq shpejt dhe me kaq zemërgjerësi, një propozim i cili nuk mund të thuhet se nuk ka qenë surprizë. Por urimi më i bukur ka qenë ai që kam marrë nga një djalë i vogël, në klasë të dytë, i cili quhet Grigor. Mesazhi i tij në “Facebook” më ka emocionuar së tepërmi, pasi shkruante: “Ju uroj nga zemra ime e vogël, ti do të jesh shembulli im”. I jam përgjigjur duke i treguar sekretin e suksesit, duke i thënë që: “Duhet të ëndërrosh dhe të përpiqesh të realizosh ëndrrat”. Unë u përkas njerëzve që besojnë se nuk ka gjëra të paarritshme nëse ato i vendos si objektiv dhe punon çdo ditë për t’i arritur. Nuk do ta harroj kurrë këtë mesazh dhe, ndonëse kaq i çiltër dhe nga një djalë i vogël, mendoj se ai mesazh është i mjaftueshëm për të më motivuar çdo ditë në punën time, për të ndërtuar një Shqipëri të re të gjeneratës së Grigorit.
Keni marrë urime edhe nga kundërshtarët politikë?
Padyshim që kam marrë. Nuk mund të them emra, për etikë, por një pjesë e mirë e përfaqësuesve apo e elitës politike lokale të të gjitha krahëve më kanë uruar dhe unë besoj se më kanë uruar me sinqeritet, duke u shkëputur padyshim për një moment nga ndarjet politike dhe duke u bashkuar në atë çka kemi të përbashkët: Shqipërinë.
Kur e keni marrë ftesën për të qenë zv.kryeministër i Shqipërisë? Dhe tjetra, keni hezituar për të pranuar ftesën apo keni pranuar menjëherë?
Ftesën e kam marrë diçka më shumë se 24 orë para se emrat e qeverisë së re të deklaroheshin nga kryeministri i ardhshëm, Edi Rama. Por nuk jam vetëm unë i zgjedhuri i minutës së fundit. Për herë të parë, qeveria nuk ka qenë një produkt i konsultimeve apo produkt i ruajtjes së ekuilibrave politikë brenda partisë (duke përjashtuar këtu padyshim partnerin tonë strategjik që është LSI), por “Humbja në 2005 i ka bërë mirë Partisë Socialiste” duke pasur si prioritet ndërtimin e një ekipi të ri, të një ekipi pune. Më vjen mirë të konstatoj se ky ekip ka rrezatuar vullnetin e kryeministrit të ri, por edhe të aleancës sonë, për të punuar fort në bërjen realitet të Rilindjes, për të mos e lënë atë vetëm një slogan. Unë natyrisht që e përshëndes dhe jam shumë i lumtur që kjo qeveri është pritur shumë mirë nga të gjithë shqiptarët, gjë të cilën e vërej nga mesazhet, por edhe nga kontaktet e drejtpërdrejta me shumë njerëz, të cilët kanë marrë pikërisht këtë ndjesi kur kanë dëgjuar emrat e qeverisë se re, ndjesinë që premtimet tona dhe puna e madhe që na pret për ta ndryshuar Shqipërinë janë marrë seriozisht. Vota masive e shqiptarëve është lexuar ashtu siç duhet. Shqiptarët votuan në një përqindje shumë të madhe për ndryshimin. Kjo tregon se nuk është votuar thjesht për rotacionin, por është votuar për ndryshimin e Shqipërisë. Nuk do të kemi më ministra të cilët debatojnë apo kanë si funksion të parë spekulimin politik dhe sulmin apo mbrojtjen ndaj kundërshtarëve, por kanë si prioritet, punë të parë dhe të fundit, zbatimin e programit tonë qeverisës.
Pra i thatë “po” menjëherë ftesës së z.Rama?
Për t’u kthyer tek pyetja juaj, unë i kam ndarë me z.Rama këto shqetësime apo emocione pozitive që ky propozim padyshim më krijoi, ashtu sikundër kam ndarë me të edhe dilemën, pasi pranimi i këtij propozimi do të thoshte dhe do të thotë nga ana tjetër, lënia në mes e një mandati që ka buruar nga vota e qytetarëve të Korçës. Unë jam tërësisht i vetëdijshëm që qytetarët korçarë kanë votuar një paketë premtimesh të cilat nuk kanë përfunduar dhe nuk janë bërë ende realitet, pasi jemi ende në mes të mandatit. Ju siguroj që nuk do ta pranoja propozimin çfarëdo të ishte ai, nëse nuk do isha bindur edhe vetë (por edhe nga të gjitha shpjegimet dhe diskutimet me z.Rama) se pranimi i këtij posti nuk do të thotë lënia në mes e atyre premtimeve. Unë jam i bindur që në zgjedhjet që do të zhvillohen shumë afër, korçarët do të zgjedhin një kryetar bashkie, i cili nuk do të ketë sëmundjen e drejtuesve shqiptarë, që, sapo marrin një mandat ia fillojnë nga e para dhe injorojnë gjithë punën e bërë nga paraardhësit, projektet dhe strategjitë. Kjo është një sëmundje shqiptare, së cilës ne nuk i kemi shpëtuar dot për 20 vjet. Do ishte fatkeqësi, nëse projekte të shumta që ne i kemi hartuar me shumë mund, të liheshin në mes dhe të fillohej gjithçka nga e para. Ju e dini që z.Rama ka qenë shpesh në Korçë dhe në fushatën e fundit ka bërë edhe premtime konkrete në mbështetje të propozimeve tona. Prania ime në qeveri dhe kaq pranë tij, pa dashur të xhelozoj asnjë bashki tjetër, është një garanci që Korça do të ketë gjithë vëmendjen e merituar, jo për faktin që jam korçar dhe do të mbetem i tillë, por për shkak se e meriton dhe ka nevojë për një kompensim, pasi për një periudhë 6-vjeçare ne kemi marrë fonde shumë të pakta, për të mos thënë fare, nga qeveria qendrore. Bashkia e Korçës dhe bashkitë e tjera nuk kanë pretenduar privilegje të pamerituara. Ato thjesht kanë kërkuar një shpërndarje të drejtë të burimeve financiare. Nuk dua të flas për prioritetet e qeverisë, po këtë mund ta them: Zhvillimi i qyteteve shqiptare dhe pastaj i komunave dhe fshatrave është një nga prioritetet e rëndësishme të qeverisë shqiptare. Ju siguroj që brenda pak muajsh, në të gjitha qytetet e Shqipërisë do të fillojnë projekte që, jo vetëm do t’i ndryshojnë faqen qyteteve tona, por mbi të gjitha do t’i kthejnë besimin qytetarëve tek e ardhmja. Jam i bindur që pranimi i detyrës nga ana ime është më shumë se një ogur i mirë për Korçën.
Kujt ia dedikoni këtë arritje?
Ua dedikoj absolutisht qytetarëve të Korçës! Jo për kortezi (edhe pse kështu do të përgjigjej çdo politikan), por ua dedikoj qytetarëve korçarë, pasi nuk mund të jesh i suksesshëm në punën si kryetar bashkie nëse nuk të pranon komuniteti, nëse ky i fundit nuk bëhet mbështetës i projekteve, të cilat në shumë raste nuk kanë qenë dhe aq të lehta për t’u pranuar. Ju e dini që gjatë punës sonë 6-vjeçare në bashki jemi përballur edhe me kritika, edhe me mospranime, edhe me rezistencë të shumtë nga ana e qytetarëve, që me të drejtë kanë qenë skeptikë, ose kanë pasur të drejtën e tyre për të qenë skeptikë, në projekte që kanë qenë në disa fusha revolucionizuese, jo në kuptimin ekstrem të fjalës, por që kanë trazuar të përditshmen e qytetit. Kam këtu parasysh hapësirat publike apo infrastrukturën rrugore, që siç ju e dini, sidomos në qendër, ne i kemi ndryshuar në mënyrë drastike duke futur disa elementë të rinj modernë, por dhe që nuk janë pranuar lehtësisht. Unë jam shumë i kënaqur që një pjesë e mirë e qytetarëve të Korçës e vlerësojnë punën që ne kemi bërë, por po e them edhe një herë që, nuk mund të jesh i suksesshëm si kryetar bashkie në qoftë se nuk punon me një komunitet që i pranon në fund ndryshimet dhe të jep votëbesimin për të vazhduar.
Cila ka qenë ëndrra juaj në fëmijëri? Ka pasur lidhje politika?
Unë gjithmonë kam pasur dëshirë të ndryshoj realitetin që më rrethon. Nuk e kam menduar që rruga për të transformuar gjithçka është politika. Madje jo në fëmijëri, por edhe më vonë, në vitet më të hershme të rinisë, kam menduar që nuk ka pse të jetë politika ajo që ndryshon realitetin. Unë nuk e kam filluar karrierën time publike në politikë, por e kam filluar si kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në vitin 2000, ku kam shërbyer për 4 apo 5 vjet. Nuk mund të them që ka qenë një qasje e gabuar, pasi ne kemi bërë të mundur që brenda atyre viteve t’i kthejmë dinjitetin komunitetit të biznesit. Pra këto kanë qenë ëndrrat e mia të para. Unë kam qenë vetë në një biznes të vogël në atë kohë dhe kemi treguar se mund të bëhen gjëra të mira edhe pa politikë. Kur kam marrë ofertën për të hyrë në politikë në vitin 2004 dhe më është ofruar pozicioni i Prefektit të Korçës, pa qenë anëtar i ndonjë partie politike, isha i bindur në fakt që politika është instrumenti i vërtetë për të ndryshuar realitetin dhe për të bërë më të mirë jetën e të tjerëve. Kështu, oferta për t’u futur në politikë më ka ardhur për shtat, pasi nëpërmjet saj, unë dhe shumë të rinj në atë kohë, por edhe sot, mund të kontribuojmë për një Shqipëri më të mirë. E kam filluar kështu karrierën: Më është dhënë mundësia e shkëlqyer për të drejtuar Korçën dhe ky është një nga pozicionet më të mira që mund të ketë të paktën një politikan lokal.
Cili ka qenë momenti më i bukur dhe më i hidhur në karrierën tuaj?
Momenti më i bukur pa dyshim që ka qenë fitorja e 2007-ës, pikërisht mandati i parë si Kryetar Bashkie i Korçës. Sa u takon momenteve të hidhura, nuk kam pasur, madje edhe në 2005-ën kur Partia Socialiste humbi zgjedhjet, pasi mendoj që humbja nuk është domosdoshmërisht negative. Kjo i ka bërë mirë Partisë Socialiste, pasi tashmë është më e aftësuar për të ndërmarrë një projekt historik siç është ai i Rilindjes së Shqipërisë.
Sa do t’ju mungojë Korça?
Detyra e re nuk do të më largojë nga Korça, besoj se do më afrojë më shumë me korçarët por edhe me gjithë shqiptarët. Është e vërtetë, nuk do të jem fizikisht afër qytetarëve të Korçës, por në Korçë do jem përjetësisht.
Cila është motoja juaj?
Motoja që do më shoqërojë çdo ditë në punë dhe në çdo hap të jetës do të jetë “Shqipëria e re”. Jo vetëm unë, por çdo anëtar i administratës të qeverisë së re do të ketë këtë moto dhe do të punojë pambarimisht për gjeneratën e re.
Si është një ditë e juaja jashtë politikës?
Në kohën e lirë, që për hir të së vërtetës nuk është e shumtë, unë jetoj si qytetar i thjeshtë. Më pëlqen ta ndaj këtë kohë me familjen, të afërmit dhe miqtë. Kam ndërtuar profilin e një politikani që nuk harron se posti dhe politika nuk janë të përjetshme. Ajo që është e përjetshme është karakteri. Marrëdhëniet njerëzore nuk ndryshojnë dhe nuk mund të ndryshojnë kurrë për shkak të statusit. Unë asnjëherë nuk e kam preferuar profilin e pushtetarit që transformohet dhe jam i bindur që posti i ri nuk do më ndryshojë. Mundohem t’i krijoj vetes mundësi për të zhvilluar aktivitete jashtë politikës dhe për t’u marrë me veten natyrisht.
Keni bërë pushime, apo jeni ende duke i planifikuar?
Kam bërë disa ditë pushime në Greqi me familjen. Më vjen mirë që i bëra këto pak ditë pushime, para se ta dija që jeta ime do të merrte një tjetër dimension, pasi në të tilla kushte nuk do pushoja dot, pavarësisht se qeveria e re nis punë në shtator. Ne kemi bërë një takim me kryeministrin Rama dhe kemi marrë detyra. Qëllimi i vetëm është që ministrat të kenë ndërtuar një vizion të qartë të punës dhe dita e parë e kësaj qeverie të jetë ditë pune. Dëshiroj t’ju them që qeveria e re do të ketë të shenjtë të punuarit në grup dhe nuk do të jetë një qeveri e fragmentarizuar.
Çfarë do ju mungojë më tepër nga Korça?
Korça ka një jetë sociale shumë të mirë. Ne kemi ndërtuar një paketë aktivitetesh që mbushin jetën e qytetarëve të Korçës. Unë kam qenë jo vetëm projektues, por edhe përfitues, pasi i frekuentoj të gjitha aktivitetet. Çdo vizitor që vjen në Korçë largohet me mendimin për t’u kthyer sërish. Pa dyshim do më mungojë sharmi i Korçës, por siç ju thashë, do të kthehem këtu sa herë të kem një moment të lirë.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)