Meta: Rama mbeshtet referendumin

"Bashkimi i ri" vetem ne rast se kemi firmat per referendum! Ky eshte kushti i ardhur nga Levizja Socialiste per Integrim kundrejt kupoles roze, sa i takon thirrjeve te kesaj te fundit per nje bashkim te ri per te fituar zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2009. Kusht i cili u be dje publik, permes nje letre, qe kreu i LSI-se, Ilir Meta, i dergoi zyrtarisht kreut te PS-se, Edi Rama. Keshtu, rreth ores 13:30 te mesdites, LSI dergoi nje leter zyrtare ne seline roze, per kryetarin e saj, e firmosur nga kryetari Meta. Permes kesaj letre, Meta kerkoi nga Rama qe ai se bashku me ligjvenesit socialiste te mbeshtese iniciativen e LSI-se per mbajtjen e nje referendumi popullor.
"Le te bashkohemi nje ore e me pare, per te ndrequr ate qe ju shkaterruat, nga naiviteti, moskuptimi apo shantazhi, se bashku me Sali Berishen, ne nje perpjekje te paprecedent ne historine e pluralizmit politik. Ne kemi rastin te materializojme "Bashkimin e ri" qe po kerkoni ju, ne nje iniciative konkrete, idealisht te denje per cdo mision opozitar: Per t'i kerkuar perseri popullit shqiptar te vendose ai dhe vetem ai per ligjin themeltar te shtetit", shkruhet ne letren e drejtuar dje nga Meta per kryetarin e PS-se, Edi Rama. Por, nderkohe, ndalur ne ftesat per bashkim te ardhura pergjate diteve te fundit nga socialistet, Meta ne letren e tij ka kerkuar nje sqarim, lidhur me qellim e ketyre ftesave. Sqarim qe per Meten duhet te behet vetem nga Rama dhe askush tjeter. E kjo, pasi, sipas Metes, ne kete pike lindin mjaft pyetje, sikurse eshte ajo e nje bashkepunimi ne kete sezon te ri, qe te permbushen edhe ceshtjet e tjera te axhendes opozitare.
Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, ne letren e tij parashtroi dhe arsyen se perse u mor nje vendimmarrje e tille. Keshtu, sipas tij, qellimi i kesaj letre ishte nje tjeter perpjekje per te ndergjegjesuar deputetet socialiste dhe kryetarin e tyre, per te materializuar nje bashkim te ri me firmosjen e kerkeses per referendum. "Ju qe keni vizionin per te dialoguar me shqiptaret ne cdo qytet e fshat, duke i pyetur me shqetesim edhe per kastravecin e lulelakren, besoj se nuk do t'u mohoni atyre te drejten qe te shprehen per Kushtetuten dhe te ardhmen e tyre. E ne radhe te pare, nuk besoj se kete te drejte do t'ua mohoni anetareve e simpatizanteve te Partise Socialiste, e cila, merite kryesore ne keto 18 vjet pluralizem ka pikerisht berjen e vendit me nje Kushtetute demokratike e evropiane, permes nje referendumi mbarepopullor", shkruhej ne kete leter.
Reforma, pikenisja e konfliktit PS-LSI
Ndarja mes Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim pati si pikenisje reformen zgjedhore. Por, mosmarreveshjet mbi kete ceshtje sollen dhe nje atmosfere ndryshe brenda kampit te majte, duke i ndare partite opozitare ne dy grupime. Ne njeren ane qendrojne, Partia Socialiste dhe ajo Socialdemokrate dhe ne anen tjeter, e cilesuar tashme dhe si poli i trete, jane pozicionuar, LSI, PAD dhe PDS. Sinjali i pare dhe ai qe solli ndarjen e perfundimtare te partive te vogla opozitare ishte pikerisht propozimi i kupoles roze per ndryshimin e sistemit zgjedhor, mbi te cilin propozoi sistemin proporcional rajonal.
Tirane, 28 prill, 2008
Zotit Edi Rama
Kryetar i Partise Socialiste
Zoti Rama,
Me shume interes, kam percjelle keto ditet e fundit rikthimin tuaj te ftesat per nje bashkim te ri. Keto jane vertet perpjekje te lavderueshme, por qe, per fat te keq, kane dhe shume pika te erreta, te cilat mund dhe duhet t'i qartesoni, per ne e per opinionin publik shqiptar, ju e askush tjeter. Une do t'ju pyesja: Mos po na therrisni ne kete sezon te ri bashkepunimi, qe te permbushim edhe ceshtjet e tjera te axhendes opozitare, pervec zgjedhjes se Presidentit qe me votat e partise qe drejtoni u mor nga Berisha, zgjedhjeve te parakohshme qe nuk u realizuan kurre, e reformes zgjedhore, qe ju e bete perseri vetem me Berishen, ceshtje per te cilat kishim nenshkruar nje "marreveshje historike", te vitit 2006, qe ju e keni cilesuar si "me te qenesishmen e politikes se re"? Apo, po na therrisni per te koordinuar veprimin opozitar, per te larguar Kryeministrin e korruptuar te Gerdecit, por kete here jo me protesta pa ze? Nese eshte kjo e fundit, le t'ia nisim urgjent, qe sot, pa humbur asnje minute, dhe me se pari me mbrojtjen e Kushtetutes se shembur e te percudnuar ne naten e erret te 21 prillit, ne tradhti te plote nga 115 deputete, te cilet perbalten vullnetin e nje milion shqiptareve qe e votuan ate ne vitin 1998.
Le te bashkohemi nje ore e me pare, per te ndrequr ate qe ju shkaterruat, nga naiviteti, moskuptimi apo shantazhi, se bashku me Sali Berishen, ne nje perpjekje te paprecedent ne historine e pluralizmit politik. Ne kemi rastin te materializojme "Bashkimin e ri" qe po kerkoni ju, ne nje iniciative konkrete, idealisht te denje per cdo mision opozitar: Per t'i kerkuar perseri popullit shqiptar te vendose ai dhe vetem ai per ligjin themeltar te shtetit. Le ta nisim "Bashkimin e ri", z. Rama, me bashkimin e firmave te deputeteve tuaj me kerkesen tone per organizimin e referendumit per ndryshimet kushtetuese! Kjo thirrje edhe mund t'ju vere ne veshtiresi, marre ne konsiderate rolin tuaj ne kete zhvillim, por nese qetesisht vleresoni cfare ka ndodhur dhe se cfare ne kerkojme, atehere me siguri, nuk ka asnje arsye parimore per ta kundershtuar. Ne kerkojme thjesht dhe vetem t'i japim demokracise dhe qytetareve nje mundesi me shume. Ne kerkojme qe aleatet tane te mundshem te se nesermes, te pakten, te pastrojne ndergjegjet e vrara e t'i kthejne popullit te drejten me te ligjshme, ate te votes, t'i japin popullit te drejten te shprehet per Kushtetuten e tij. Le te vendose populli, nese pranon qe Kushtetuta e vendit te tij te ndryshoje - sipas deklarimit te vete Kryeministrit Berisha, ne 70% te saj, ne kulisa, brenda 3 oreve, me nje procedure te paprecedente dhe ilegjitime, qe s'perfilli askend, pervec llogarive per numrat e deputeteve te kapur dhe "hallexhinj". Le te vendose populli, nese pranon, qe Kushtetuta e vendit te tij te jete e kunderta e asaj qe fitoi ne referendumin e vitit 1998, te permbyset me qellimin e vetem per te cimentuar pushtetin e Kryeministrit Berisha permes ndryshimit te neneve 104 e 105 lidhur me mocionin e besimit e mosbesimit te Kryeministrit, nepermjet te cileve parlamenti humbet kontrollin ndaj Kryeministrit, dhe me ndryshimet qe ju keni bere, Kryeministri behet i paprekshem, i pandryshueshem, dhe jo vetem kaq, por mban ne cdo moment nen shantazh parlamentin, duke kercenuar me shperndarjen e tij. Duke i shtuar ketyre ndryshimeve edhe sistemin zgjedhor te listave te mbyllura, si edhe ndryshimin e zgjedhjes se Presidentit te Republikes me nje shumice te thjeshte partiake, ju i jepni mundesine Sali Berishes, jo vetem te gezoje shkaterrimin e te gjithe sistemit demokratik te kontrollit e te balances qe kishte Kushtetuta e vitit 1998, por e shnderroni ate ne kontrollues te te gjitha institucioneve te shtetit, ju asgjesoni thelbin e shtetit te se drejtes dhe instaloni nje shtet partiak dhe sundimin kryeministror te Sali Berishes. Le te vendose populli, meqenese ju e hoqet Komisionin Qendror te Zgjedhjeve nga Kushtetuta, nese eshte dakord per ta vendosur kete Komision nen tutelen e ministrit te Brendshem, sic deklaroi Berisha, e nese eshte dakord, qe votat t'i numerojne partiaket fanatike te administrates berishiane.
Vecse nese populli shqiptar deshiron te certifikoje kete Republike te Sali Berishes - atehere ashtu u befte! Perndryshe, kurrkush nuk mund ta vendose kete ne tavoline, as edhe ju me Sali Berishen. Pas kesaj, ne, te gjithe bashke, kemi vetem nje detyre, te respektojme me perulje, verdiktin e sovranit. Z. Rama, Berisha eshte vertet i ekzaltuar, qe endrren Kushtetuese te vitit 1994 per te perqendruar te gjithe pushtetet ne duart e tij si president e realizoi tani, duke u bere nje Kryeminister i gjithepushtetshem, ne momentin qe kishte pozitat me te dobeta per shkak te krimit shteteror te Gerdecit, ku e gjithe bota e shikon si kryefajtor. Ju qe keni vizionin per te dialoguar me shqiptaret ne cdo qytet e fshat, duke i pyetur me shqetesim edhe per kastravecin e lulelakren, besoj se nuk do t'u mohoni atyre te drejten qe te shprehen per Kushtetuten dhe te ardhmen e tyre.
E ne radhe te pare, nuk besoj se kete te drejte do t'ua mohoni anetareve e simpatizanteve te Partise Socialiste, e cila, merite kryesore ne keto 18 vjet pluralizem ka pikerisht berjen e vendit me nje Kushtetute demokratike e evropiane, permes nje referendumi mbarepopullor.