Luigj Gjokaj: Objektivi im, kampion bote
Me dy fitore te shenuara ne dy muajt e fundit, madje qe te dyja te shenuara me nokaut ne rundin e pare, Luigj Gjokaj, 22-vjecari shqiptar qe bokson ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne kategorine velter te ringut profesionist, eshte padyshim zbulimi me i madh i ketij viti per sa i perket boksiereve shqiptare. Ai ka nje synim ne karriere, te behet kampion bote. "E kam nje ambicie, te behem kampion bote dhe te mbetem ne kujtesen e njerezve si nje luftetar shqiptar i ringut. Plani im eshte qe te vazhdoj te stervitem shume dhe nje dite te behem kampion bote. Tani se fundmi kam fituar ndeshjen e dyte me nokaut ne rundin e pare pas vetem 48 sekondave. Shpresoj qe te vazhdoj te eci perpara ne karrieren time. Jam krenar per shqiptarine time dhe e them me mburrje se une dhe familja ime kemi perkrahur cdo levizje pro-shqiptare qe eshte zhvilluar ne Amerike. Ne kam kontakte me boksiere te tjere? Po, kam folur me Kreshnik Qaton. Me gezoi fitorja e tij per titull evropian".