Meta: Rama, te ftoj ne takim, ke afat 48 ore

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, fton publikisht kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama per te zhvilluar nje takim, brenda 48 oreve. Thirrja e radhes per Ramen vjen ne limitet e fundit te afateve kushtetuese, perpara dekretimit nga ana e Presidentit te ndryshimeve mbi sistemin politik te miratuara pak dite me pare ne Kuvend. LSI i ben thirrje kreut te PS te distancohet nga "puci" i Berishes ndaj ndryshimeve ne Kushtetute. Ne kete menyre, lidershipi i LSI-se, kembengul ne qendrimin e tij, duke bere jo vetem thirrje per bashkepunim, por dhe duke i kerkuar kryetarit Rama dhe ligjvenesve socialiste qe te ndergjegjesohen dhe te heqin dore nga puci, qe i eshte bere ligjit themeltar te shtetit. Keshtu, kryetari Meta, gjate nje konference per shtyp, deklaroi se eshte gati te takohet me Ramen dhe te diskutoje mbi ndryshimet kushtetuese. "Te henen hyn ne fuqi puci kushtetues. Rama ka 48 ore kohe, ne keto ore jam gati ne cdo minute ta takoj dhe te evitojme republiken kryeministrore", deklaroi Meta gjate fjales se tij, duke leshuar kesisoj dhe nje tjeter apel per kryetarin Rama. Por, gjate fjales se tij, Meta sqaroi dhe mbi nje tjeter fakt, qe, sipas tij, ndryshimet ne Kushtetute te miratuara para disa ditesh ne parlament kane shkelur nene te saj. Madje, pikerisht per kete arsye, Meta akuzoi serish deputetet e PS-se, te cilet me votat dhe pucet e tyre naten e 21 prillit per ndryshimin e disa neneve kushtetuese, po shkaterrojne Republiken Parlamentare te Shqiperise. Njekohesisht, ndalur ne nje tjeter moment, e pikerisht ne mundesine e nje bashkimi te mundshem te koalicionit te majte, Meta u shpreh se "reagimi im mbi lindjen e nje "bashkimi te ri" bazohet mbi rivendosjen e sovranitetit dhe republikes parlamentare, ndaj dy jane arsyet perse une mendoj qe Rama vazhdon te ndihet i injoruar ndaj ketij puci, e para eshte se ai nuk njeh asnje nen nga kjo Kushtetute dhe e dyta, nuk e di se c'do te thote parti parlamentare". Madje, pikerisht per t'i treguar keto pika te rendesishme kreut te PS, Rama, kryetari Meta vazhdoi te shprehet i gatshem qe brenda ketyre 48 oreve te takohet me te per nje "bashkim te ri". Duke i meshuar rendesise se organizimit te ketij referendumi, Meta ofroi dhe nje tjeter kompromis per kryetarin Rama dhe deputetet socialiste, vec atij te deklaruar me pare, ku LSI hoqi dore nga referendumi per ndryshimet kushtetuese te bera mbi sistemin zgjedhor. "Nuk u themi dhe nuk ju kerkojme qe ju te vini te firmosni, qe per kete ceshtje te shprehet populli dhe te vini e te beni fushate patjeter te gjithe me ne per te mbrojtur kete Kushtetute. Ju ndoshta e keni bindje ate qe keni bere. Dilni dhe beni fushate qe populli t'i miratoje ndryshimet qe ju keni bere", vleresoi Meta, lidhur me kete ceshtje. Sipas tij, vota pro e ligjvenesve socialiste per ndryshimet kushtetuese nuk do te falet nga populli shqiptar. "Eshte turp more zoterinj, eshte turp i madh, qe ne marrin nje ftese per ne NATO, dhe ne nuk pyesim per lirine e shqiptareve, qe ne i vendosim shqiptaret ne nje regjim tiranik. Sepse, ju e dini shume mire qe nje shtet demokratik, nga nje shtet tiranik dallohet nga raporti midis pushteteve, nga raporti midis parlamentit, midis qeverise dhe midis gjyqesorit. Edhe ne kohen e Enver Hoxhes ka pasur parlament, ka pasur qeveri, ka pasur edhe gjykata popullore", vleresoi Meta, gjate fjales se tij.
O.Xhilaga
O.Xhilaga