E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Ligji kaloi me forcën e kartonëve të PD

Në lidhje me mosdekretimin e Presidentit Topi të ligjit për legalizimet, ka reaguar edhe deputeti i PS-së, Taulant Balla. Në një prononcim të tijin për mediat, deputeti Balla është shprehur se ky ligj kaloi në Kuvend me një shumicë të vogël votash. Por, ka theksuar ai, nuk është vetëm ky problemi i vetëm që pati ky ligj. Mungesa e konsultimeve, e mbyllur me imponimin e kartonëve, ka bërë që ky ligj të ketë mangësitë e veta themelore në vendosjen e drejtësisë në një proces kaq të rëndësishëm, siç është procesi i legalizimeve. Ky ligj, ka theksuar Balla më tej, duhet t‘i nënshtrohet një procesi mjaft të gjerë konsultimesh publike, qoftë me ekspertë të fushës, por edhe me grupet e interesit, për të vendosur atë që është prioriteti i një ligji të tillë, drejtësia. Opozita është shprehur kundër këtij projektligji edhe në seancën e 10 prillit, duke votuar kundër tij dhe kanë qenë pikërisht deputetët e grupit të PS-së që gjatë diskutimeve të tyre me anë të argumenteve, kanë shpjeguar defektet e këtij ligji.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›