E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daci: Jo bashkim me LDK-në, por koalicion

Në LDK, në anën tjetër, e mirëpresin ofertën e LDD-së, por më shumë parapëlqejnë bashkimin. Në trevjetorin e themelimit të saj, Lidhja Demokratike e Dardanisë, ia ka përsëritur ftesën për koalicion parazgjedhor Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga e cila u nda në kuvendin zgjedhor të 2006-ës.Nga LDK-ja thonë se këtë ofertë e kanë pritur me dashamirësi, por ata parapëlqejnë shkrirjen e dy partive në një. Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, hedh poshtë tezën e bashkimit. “Unë mendoj se kjo tezë nuk është e dashamirëve të LDD-së, as LDK-në, sepse kërkojnë që një fëmijë mirë i synuar, të lindë për tre muaj. Nuk jetojnë me realitetin, por në koncept i kanë vetëm interesat personale, materiale dhe të pozitave të caktuara”, tha Daci, transmeton Evropa e Lirë.Para ftesës zyrtare që Nexhat Daci i ka bërë LDK-së, ka pasur zëra që kërkonin bashkimin, si nga njëra, ashtu edhe nga partia tjetër. Nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, dëshiron më tepër bashkimin, sesa hyrjen në një koalicion parazgjedhor me partinë, që sikurse edhe LDK-ja, thotë se është pasuese e filozofisë dhe politikës së presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.  Sa i përket bashkimit, unë kam qenë ithtar i saj, që të bashkohet përfundimisht në një LDK”. “Ata, tani për tani, preferojnë të mbeten si subjekt, por të hyjnë në raporte të koalicionit si dy subjekte. Unë preferoj shkrirjen në një parti. Tash të shohim se si do të zhvillohen proceset”, shprehet Kryeziu. Zyrtarë të të dyja partive, nuk përjashtojnë mundësinë, që LDK dhe LDD të jenë pjesë e një blloku të ardhshëm politik që anon kah spektri i djathtë. Sidoqoftë, deri më tash, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka kthyer përgjigje zyrtare LDD-së as për ofertën për koalicion parazgjedhor.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›