E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Raporti i BE-së për Kosovën, një prespektivë për integrimin

Prishtinë, 25 nëntor NOA Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka mbërritur sot për një vizitë dy ditore të Kosovë ku është shprehur se raporti i fundit për Kosovën tregon qartë angazhimin e Bashkimit Evropian për të ofruar një perspektivë më konkrete për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane.

Raporti i fundit për Kosovën, tregon qartë angazhimin e Bashkimit Evropian për të ofruar një perspektivë më konkrete për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, deklaroi Meta, duke shtuar se Shqipëria, jo vetëm që mbështet fuqishëm shtetin e ri dhe të pavarur të Kosovës, por e mbështet njëkohësisht ndërtimin e fuqizimin e një Kosove demokratike dhe evropiane.
Në agjendën e tij, Meta pritet që gjatë ditës së sotme të takojë krerët e politikës Kosovare dhe institucionalë të Kosovës.

k.k/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›