Priten rezultatet e zgjedhjeve lokale

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të shpallë të enjten rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.
Publikimi i rezultateve është vonuar më shumë nga ç' ishte parashikuar për shkak të një numri ankesash të paraqitura nga subjektet e ndryshme politike për parregullsi dhe për procesin e rinumërimit të disa kutive të votimit.
Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar rezultatet e zgjedhjeve në 15 vendvotime pas konstatimit se ka patur "shkelje ligjore gjatë procesit të votimit".
Tetë nga këto vendvotime janë në Gjakovë, tri në Lipjan, dy në Shtime, një në Malishevë dhe një në Shtërpcë.
Vendimin për anulimin e rezultateve në disa vendvotime të Gjakovës e ka përshëndetur Aleanca Kosova e Re, e cila kishte paraqitur ankesat më të mëdha për keqpërdorim të mundshëm të votave.
Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kandidati i së cilës ka fituar në garën për kryetar të Gjakovës, ka paralajmëruar mundësinë e ankesës në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa pas vendimit për anulimin e rezultateteve në tetë vendvotime.