E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Reforma zgjedhore te jete gjitheperfshirese


Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon nisjen e punës për reformën zgjedhore dhe lënien mënjanë të retorikës apo fjalëve.

Në mbledhjen të kryesisë së kësaj partie, kreu Ilir Meta ka theksuar nevojën e kalimit në veprime konkrete, duke shprehur kështu vullnetin e qartë për të hequr dorë nga të gjitha politikat bllokuese për integrimin e Shqipërisë.

“Dua t’i bashkohem thirrjes së ambasadorit të OSBE/ODIHR-it, Eugen Wollfarth lidhur me domosdoshmërinë për fillim e punës për reformën zgjedhore, e cila thirret nga të gjithë, edhe nga Bashkimi Europian, pasi është koha për të ReformatKriza, Presidenti optimist për marrëveshje Wollfarth: Nevojë urgjente për reformë zgjedhore"Të rritet niveli i përfaqësimit të grave në politikë" lënë fjalët dhe retorikat dhe për t’i kthyer në vepra konkrete, për një reformë gjithëpërfshirëse dhe transparente”,  tha Meta.

Sipas tij, kërkesa për largimin nga praktikat që prodhojnë kriza është bërë tashmë e përgjithshme dhe përfaqëson një vullnet mbarëshoqëror. Meta ka shtuar se, sa i përket punës konkrete për reformën zgjedhore, ajo duhet të marrë në konsideratë edhe përvojën e deritanishme në të cilën do braktisur gjithçka që ka rezultuar e dëmshme për sistemin demokratik dhe funksionimin e tij.

“Nuk duhet të përsërisim praktika që kanë dështuar në të kaluarën, por duhet të vendosim demokraci për një plan afatgjatë. Vonesat janë të pajustifikuara. Është koha për të kaluar në veprime konkrete”, u shpreh Meta, duke lënë të kuptohet nevojën edhe për ndërhyrje në sistemin zgjedhor.

Kjo është deklarata e parë e LSI-së dhe Ilir Metës prej disa kohësh, kur debati është zhvendosur në çështjet që kanë të bëjnë me integrimin dhe reformat.

Gazeta Shqip

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Serbët e Bosnjes “mësyjnë” Tiranën
Një përfaqësi e madhe politike dhe biznesi e serbëve të Bosnjë- Hercegovinës “mësyu” Tiranën për të nisur një vizitë dyditore. Zyrtarët dhe biznesmenët e Republika Sërpska mësohet se në thelb të axhendës së tyre kanë zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Shqipërinë në disa fusha tepër strategjike. Kthimi me sukses në mesjetë
Artan Lame - Udhët janë një nga elementet thelbësorë që ndikojnë jo thjesht në zhvillimin e një kombi, por ndoshta edhe në vetë krijimin dhe konsolidimin e tij. Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës
Ka patur sërish tension e debate të ashpra në mbledhjen e dytë të Këshillit Bashkiak për këtë mandat të ri, pasi në rend të ditës janë përfshire projekte të rëndësishme si ai i planit rregullues të Tiranës, sheshi “Skënderbej” dhe ndërtimi i xhamisë. Meta: Urgjent reforma zgjedhore
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta në mbledhjen e kryesisë të kësaj paritie u shpreh për nevojën e nisjes nga puna sa më shpejt të  reformës zgjedhore e cila duhet të mbështetet në dy shtylla kryesore, gjithëpërfshirjen dhe transparencën. Rama pret kongresmenët amerikanë
Kreu opozitës Edi Rama zhvilloi një takim në selinë rozë me  Gary Peters, Kongremsmen Demokrat nga Michigani i cili shoqërohej nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu,  Jason Steinbaum, Koordinator per Këshillin e Shqipërisë dhe Shef Stafi i Kongresmenit, Elliot Engel si dhe nga Martin Shkreli, Kryetar i Bordit i Keshillit Shqiptar Amerikan.

Lajmet kryesore

Procesi ndaj Metes, pyetje drejtuar ekspertëve
Nuk vendoset ende për fatin e ekspertizës
Shtiren si policë, kryejnë tri grabitje
Bell: Parashikimet e qeverisë, tepër optimiste
TCH, anëtar në rrjetin europian
Kriza, Presidenti optimist për marrëveshje

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›