E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtiren si police kryejne tri grabitje


Të prezantuar si punonjës policie kanë kryer tri grabitje brenda një nate, duke dhunuar viktimat e tyre dhe kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes policore.

Bëhet fjalë për një grup prej tre vetash, që mendohet se lëviznin me një makinë “Mercedes Benz”, të cilët kanë kryer tri vjedhje me armë dhe dhunë gjatë natës së mërkurë, duke u gdhirë dita e enjte.

Ngjarjet e rënda kanë ndodhur në Tiranë, duke tronditur rendin dhe qetësinë, ndërkohë që e gjithë policia është ngritur në këmbë për kapjen e tyre, por pa sukses. Burimet policore shpjegojnë se vjedhja e parë me armë është shënuar pak para mesnate në afërsi të fabrikës së miellit, pranë Unazës së Re.

Tre persona kanë ndaluar në rrugë një të ri, duke iu prezantuar si punonjës policie. Atij i kanë kërkuar të japë dokument identifikimi dhe kur ka nxjerrë portofolin, tre të dyshuarit kanë nxjerrë pistoletën dhe e kanë goditur me grushte të riun. Më pas ata i kanë marrë gjithçka kishte me vete dhe janë larguar me shpejtësi, duke përfituar edhe nga errësira.

Sapo ka marrë veten, i dëmtuari ka njoftuar policinë dhe ka bërë kallëzim në komisariatin përkatës, ndërkohë që uniformat blu kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e të dyshuarve. Por kur policia kërkonte të dokumentonte rastin e parë, pak pas mesnate janë njoftuar për një rast të dytë.

Një telefonues në sallën operative ka shpjeguar se pranë shkollës “Vasil Shanto” ishte i shtrirë një person i gjakosur. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë kontakt me të dëmtuarin. Ai ka deklaruar se kishte qenë pre e një grabitjeje me dhunë dhe armë. Madje, gjatë bisedës me punonjësit e policisë ka rrëfyer mënyrën sesi e kishin vjedhur, kështu që uniformat blu kanë krijuar idenë se ishin të njëjtit persona.

Madje, i dëmtuari i dytë ka mundur të shpjegojë detaje për mjetin, me të cilin ishin larguar të dyshuarit, që dyshohet se është “Mercedes Benz”, ngjyrë gri, me targa të Tiranës. Por nuk ka përfunduar me kaq. Dy të dëmtuarit janë paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe kanë deklaruar se çfarë kishte ndodhur, duke dhënë detaje për autorët, ndërkohë që grupi i punës ka shoqëruar disa të dyshuar. Ata janë ballafaquar me të dëmtuarit, por deri në orët e vona të natës, nuk është arrestuar asnjë prej tyre.
Ndërkohë, po gjatë natës ka ndodhur edhe një tjetër vjedhje, me të njëjtin mekanizëm, pranë zonës “Kodra e Diellit”. I dëmtuari nuk ka denoncuar, por nga biseda e kryer me të dyshohet se kanë qenë të njëjtit autorë. Ngjarjet e rënda kanë tronditur jo vetëm policinë, por edhe qytetarët, pasi shprehen se mund të bien pre e grabitjeve, teksa autorët prezantohen si punonjës policie.

Gazeta Shqip

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Vjedhja në Gjykatë, dyshohet se janë marrë edhe prova të tjera
Skandali i vjedhjes në Gjykatën e Krimeve të Rënda mund të marrë përmasa edhe më të mëdha, pasi ka dyshime se krahas shumave prej 50 mijë lekësh dhe 300 eurosh, mund të jenë marrë edhe prova të tjera materiale. “Albanian Airlines”, AAC: Bllokimi, arsye sigurie
Autoriteti i Aviacionit Civil, përmes një njoftimi zyrtar bëri të ditur se ka tërhequr licencen e operimit për kompaninë “Albanian Airlines”, si dhe ka pezulluar edhe një avion të kompanisë “Belle Air”, për arsye sigurie. Gjurmët nuk janë të administratës
Ekspertët e kriminalistikës kthejnë përgjigjen e tyre për dy gjurmë gishtash të zbuluara në dhomën ku mbahen provat materiale në Gjykatën e Krimeve të Rënda duke zgjeruar rrethin e personave të dyshuar për vjedhjen e një sasie lekësh në këto ambiente. Bulqizë, vritet minatori
Fetah Shehu, 56 vjec është viktima e rradhës në minierat e kromit në Bulqizë. Ai gjeti vdekjen ndërsa punonte në galerinë 66 në zonën D të minierës të famshme për aksidentet e saj tragjike me pasoja në jetë njerëzish.  Vjedhja në gjykatë, ka gjurme
Policia e cila ka nisur hetimet për vjedhjen e një sasie parash në dhomën e provave në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Përvec marrjes në pyetje të personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, policia ka konstatuar edhe gjurmë në zarfin ku mbaheshin paratë e vjedhura.


Lajmet kryesore

Procesi ndaj Metes, pyetje drejtuar ekspertëve
Nuk vendoset ende për fatin e ekspertizës
Bell: Parashikimet e qeverisë, tepër optimiste
TCH, anëtar në rrjetin europian
Kriza, Presidenti optimist për marrëveshje

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›