E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rishikimi i historisë, vetëm nga profesionistë

Rishikimi i historisë duhet të bëhet nga profesionistë, nga vetë historianët. Kështu ka reaguar Beqir Meta, drejtori i Institutit të Historisë, ndaj vendimit qeveritar që sanksionon ngritjen e nje instituti qe duhet të bëjë pasqyrimin real të periudhës së regjimit komunist. Sipas tij pavarësisht punës së bërë gjatë këtyre 18-të viteve për rishkrimin e historisë së regjimit komunist është i nevojshëm një proces më i gjerë dhe i plotë. Ditën e mërkurë qeveria miratoi ngritjen e një instituti që do të ketë si qëllim zbardhejn e të vërtetave të ngritjes dhe funksionimit të regjimit komunist në Shqipëri. Kjo nismë vjen pak javë pas miratimit në parlament të ligjit për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›