Meta: Serbia të marrëpjesë në nismandërkombëtare
TIRANE- “Shpresojmë që Serbia në të ardhmen të marrë pjesë në nisma të rëndësishme ndërkombëtare” deklaroi zv/kryeministri Ilir Meta, në përgjigje të interesimit të gazetarëve pas takimit të Komisionit të Parneritetit të Kartës së Adriatikut, zhvilluar sot në Dubrovnik.
Sikurse bën të ditur zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme, Meta foli edhe për përfshirjen për herë të parë edhe të Kosovës në një nismë të tillë shumë të rëndësishme.
"Shqipëria, si një vend themelues i Kartës së Adriatikut dhe si një vend tashmë anëtar i NATO-s, së bashku edhe me Kroacinë, ka insistuar për përfshirjen e Kosovës në këtë Kartë shumë të rëndësishme për integrimin euroatlantik të të gjithë rajonit tonë dhe ne jemi shumë të lumtur për pjesëmarrjen dinjitoze të Kosovës në këtë takim të rëndësishëm. Natyrisht, na vjen keq për mospjesëmarrjen e Serbisë dhe ne nuk shohim asnjë arsye, pasi integrimi euroatlantik është rruga që garanton jo vetëm stabilitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor, por edhe të ardhmen e tij me prosperitet në Bashkimin Evropian" theksoi Meta.
Lidhur me ndikimin e bojkotit te Serbisë në bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, zv/kryeministri tha se "ne shpresojmë që Serbia në të ardhmen të marrë pjesë dhe të mos kushtëzojë pjesëmarrjen e askujt tjetër.
(e.n/ata/BalkanWeb)