E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta në konferencën“Europa juglindore përballësfidave globale”

DUBROVNIK- Vendet anëtare të Kartës së Adriatikut kane miratuar një Deklarate Finale, me anë të së cilës theksohet objektivi për stabilizimin afatgjatë dhe konsolidimin politik të Evropës Juglindore. Vlerësohet roli i rëndësishëm që Karta e Adriatikut vazhdon të luajë në afrimin e vendeve tona me komunitetin euroatlantik dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal, shprehet angazhimi për kontribute të përbashkëta në kuadër të operacionit ISAF në Afganistan, si dhe shprehet rëndësia e rolit të diplomacisë publike për rritjen e mbështetjes së publikut për anëtarësimin në NATO dhe operacionet e drejtuara nga Aleanca.

Në konferencën e pestë ndërkombëtare të liderëve europian dhe Amerikës së jugut me temë: “Europa juglindore përballë sfidave globale”, mori pjesë edhe Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta .
Në fjalën e tij në këtë konferencë, Meta theksoi angazhimin e Shqipërisë për të shqyrtuar kontributin e saj në të ardhmen në ekipe të përbashkëta të vendeve të Kartës në operacionin ISAF të drejtuar nga NATO në Afganistan.
Në përfundim të Takimit u mirëprit ftesa që iu bë Ministrave të Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Kosovës për të marrë pjesë në punimet e këtij Ministeriali, në statusin e vëzhguesit si dhe u vlerësua pjesëmarrja për herë të parë e Kosovës në të, duke shprehur synimin e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin në këtë format në të ardhmen.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›