Meta: Shpirti i ndryshimit të popullit u shpreh me votë të lirë
Protagonisti kryesor dhe surpriza e këtyre zgjedhjeve, i cili përmes forcës politike tejkaloi cdo lloj parashikimi analistësh, kreu i LSI Ilir Meta në emisionin “Tonight Ilva Tare” deklaroi se shpirti i ndryshimit të popullit u shpreh me votë të lire.
E kisha deklaruar publikisht para 1 muaji që do fitonim 17 mandate si LSI dhe 80 mandate si koalicion. LSI është një faktor stabiliteti dhe që i qëndron marrëveshjeve. Fitorja nuk ka qenë suprizë, pasi e prisnim të fitonim 80 mandate. Duam që Shqipëria të ecë më shpejt drejt zhvillimit dhe integrimit tha ai.
I pyetur nga analistët në studio lidhur me debatin mediatik se kush do jetë Kryeministri i ardhshëm brenda koalicionit të majtë, Meta tha se kjo cështje i takon Partisë Socialiste. Sikundër dha të njëjtën përgjigje edhe lidhur me interesin se çpost do të mbajë apo rolin që do të ketë për legjislaturën e ardhshme.
Kreu i LSI dha një mesazh edhe për Kryeministrin ende në detyrë, Sali Berisha, duke e ftuar të kontribuojë që ky proçes të mbyllet me një imazh sa më të mirë për vendin. Ndërkaq ai ka garantuar edhe skeptikët se marrëveshja LSI-PS do të shkojë gjatë në kohë.
Gjithcka duhet tia lëmë kohës, pati jo pak që menduan se do humbisnim nga bërja e këtij koalicioni. Së pari nuk u nisëm nga e kaluara, por nga interesi për të ardhmen. Sfidat nuk do jenë të lehta për vendin dhe është shumë e domosdoshme që populli shqiptar të jetë krenar për këtë votë plebishiptare, ka qenë një votë e mënçur për të mbyllur proçesin e integrimit në brenda këtyre 8 viteve. Berisha duhej të përkushtohej më shumë për standartin e zgjedhjeve. Megjithatë përsëri është në kohë që të kontribuojë që gjithë ky proçes të mbyllet me një imazh sa më të mirë për vendin.Merita për mbarvajtjen e procesit të votimit i takon popullit shqiptar dhe këtu edhe zoti Berisha është shqiptar deklaroi Meta.