Zgjedhjet parlamentare 2013, exit poll-i i Ora News dhe IPR Marketing projektoi rezultatin
Në kohën ku e gjithë vëmendja e shqiptarëve është e përqëndruar se kush do ti fitojë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare ashtu si edhe kishte premtuar televizioni Ora News në ditën ku shqiptaret shprehën vullnetin e tyre se kush do ti qeverisë në 4 vitet e ardhshme erdhi me me exit pollin kombëtar dhe atë rajonal për qarkun më të madh në Shqipëri, atë të Tiranës.
Të dhënat e projeksioneve të para erdhën menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit në të gjithë vendin, në orën 19.5 minuta për tu pasuar në orën 20.10 minuta dhe në orën 21:00. Aleanca për Shqipërinë Europiane gëzon mbështetjen nga 51.5 % derin në 55.5 përqind. E ndërsa Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim 39,5 deri në 43,5 %. Si forcë politike më vete PS varion nga 36.5 -40.5 %, PD 33.5- 37.5, LSI 7.5-11.5% PDIU 2-4 %, FRD 1.5-3.5 % dhe AK 1-3 %.
Gjetjet u prezantuan nga vetë drejtori i IPR Marketing Antonio Noto, i cili ishte ne lidhje të drejtpërdrejtë nga Italia ku dhe janë përpunuar të dhënat. Ai iu përgjigj edhe pyetjeve të të ftuarve në studio.
Sa i përket qarkut të Tiranës nga ku dalin plot 32 deputete, sipas exit-pollit koalicioni i majte mund të marrë 17-18 mandate, ndërsa koalicioni i djathë 14-15 mandate.
Rezultate e Exit- Pollit gjetën jehonë gjërësisht në median shqiptare por jo vetëm. Gazeta prestigjoze Financial Times në artikullin e saj për zgjedhjet në vendin tonë i referohet exit pollit të organizuar nga Ora News dhe kompania presitigjoze e sondimit IPR Marketing ku shprehimisht thuhet se sipas këtij exit polli koalicioni i qendrës së majtë të Edi Ramës ka një kryesim të fortë mbi Partinë Demokratike në detyrë. Duke iu referua gjerësisht shifrave te exit pollit thuhet se ai u krye nga IPR Marketing, një anketues italian, për llogari të”Ora News”, një stacion i pavarur privat televiziv shqiptar”.