E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Shqipëria do të kontribuojë në Bashkimin e Mesdheut

Gjatë takimit, Meta u shpreh se angazhohet të japë ndihmesën e vet për funksionimin e Sekretariatit të Përgjithshëm, duke kontribuar me personel dhe mbështetje financiare.

Nga ana tjetër, u shpreh Meta, Shqipëria është e gatshme të luaj një rol sa më aktiv në gjirin e BpM-së dhe për këtë ofrohet të jetë vendi pritës i takimeve në nivel ministrash në të gjitha fushat e veprimtarisë, si energji, bujqësi, mjedis, turizëm etj.

Meta i shprehu Sekretarit të Përgjithshëm të BpM-së se kjo vizitë është shprehje e dimensionit mesdhetar të politikës së jashtme të vendit tonë. Edhe pse për Shqipërinë përbën prioritet integrimi në strukturat europiane, ajo e sheh angazhimin në BpM si një vlerë të shtuar të politikës sonë të jashtme. Kryediplomati shqiptar e ftoi z. Masa`deh të kryejë një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u pranua me kënaqësi nga Sekretari i Përgjithshëm i BpM-së.

Nga ana e tij z. Ahmad Masa`deh u shpreh se është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua t’ju pres sot në selinë e Sekretariatit të Përgjithshëm të Bashkimit për Mesdheun. Vizita juaj, tha z. Masa’deh, ka një vlerë të dyfishtë: së pari, ajo ka një vlerë simbolike për ne, duke qenë se ju jeni i pari Ministër i Punëve të Jashtme i një vendi anëtar të BpM-së që vizitoni selinë e re të Sekretariatit dhe, së dyti, kjo vizitë është shprehje e vullnetit të Shqipërisë në mbështetje të veprimtarisë së Sekretariatit, por edhe të bashkëpunimit me BpM-në dhe vendet anëtare si në rrafsh shumëpalësh ashtu edhe dypalësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›