E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Ministria: "Luftë" aksidenteve

Ne nje kohe kur aksidentet rrugore jane kthyer ne shkakun kryesor qe merr jetet e shqiptareve, e kur nje pjese e tyre kane si shkak infrastrukturën, ministria e Transporteve ka menduar ta zgjidhe me fushate sensibilizuese këtë problem. Nëpërmjet sloganit "drejto me përgjegjësi" ministria shpreson te ule numrin e aksidenteve. Muaji korrik mund te cilësohet si nje nga muajt me te renduar per shkak te numrit te aksidenteve . Jo vetem tragjedia e Gjegjanit ne Pukë ku humben jeten 15 persona, por dhe aksidente te tjera te ndodhura përgjatë disa akseve problematike numri i personave te vdekur ka shkuar ne 30 pa përfshirë te plagosurit. Ndërkohë ashtu si edhe vitet e mëparshme ministria e Transporteve dhe drejtoria e Qarkullimit Rrugor kane nisur projekte me fushata sensibilizuese te cilat nuk duket te kene dhene ndonjë rezultat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›