Meta Shqiperia potenciale te medha per investime
Tirane 27 tetor NOA - Zv/kryeministri Ilir Meta priti sot Sekretarin e Shtetit per Ekonomine te Hungarise Zsolt Becsey i cili shoqerohej edhe nga ambasadori hungarez ne Tirane Sandor Molnari.
Meta vleresoi marredheniet shume te mira ne te gjitha fushat mes dy vendeve tona dhe theksoi nevojen per te intensifikuar akoma me shume shkembimet tregtare dhe bashkepunimin ekonomik si dhe zhvillimin e projekteve energjetike dhe infrastrukturore me impakt rajonal.
Gjithashtu Meta beri nje ekspoze te shkurter te situates ekonomike ne Shqiperi kryesisht duke u ndalur ne dinamiken e zhvillimeve ekonomike ne vend dhe permiresimin e ndjeshem te klimes se biznesit fale reformave strukturore te ndermarre nga qeveria shqiptare.
Meta vuri theksin ne potencialet e shumta qe ekonomia shqiptare ofron per investitoret e huaj sidomos ne sektoret strategjik sic jane energjetika dhe turizmi.
Ne kete kontekst te dy bashkebiseduesit rane dakord per zhvillimin ne nje kohe te afert te Komisionit te Perbashket per Bashkepunimin Ekonomik dhe Tregtar si dhe mbajtjen e nje Forumi Investimesh me pjesemarrjen e biznesmeneve shqiptar dhe hungarez.
Nga ana e tij Becsey duke falenderuarzv/kryeministrin dhe ministrin e Ekonomise Ilir Meta per ekspozene ne lidhje me klimen e biznesit dhe potencialet qe Shqiperia ofron per investitoret e huaj shprehu interesin ne rritje te kompanive hungareze per te investuar ne vendin tone.
Gjithashtu Becsey vleresoi performancen pozitive te ekonomise shqiptare edhe ne kushtet kur ekonomia evropiane vazhdon te vuaj akoma pasojat e krizes ekonomike boterore.
Ne perfundim te takimit ai duke vleresuar progresin e dukshem te Shqiperise drejt proceseve integruese evropiane shprehu gatishmerine e qeverise hungareze per te mbeshtetur reformat e qeverise shqiptare drejt Bashkimit Evropian.
n.e/NOA