E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode takon shefin e FMN i raporton per buxhetin

Tirane 28 tetor NOA Update - Ministri i Financave Ridvan Bode priti sot ne nje takim shefin e misionit te Fondit Monetar Nderkombetar per Shqiperine Gervin Bell i cili ndodhet ne Shqiperi per nje vizite disa ditore.

Shefi i misionit te FMN-se ndodhet ne Tirane per tu njohur me zhvillimet e fundit ne ekonomine shqiptare dhe realizimin e buxhetit ne krye te nje misioni te posacem per te analizuar me qeverine shqiptare ecurine ekonomike dhe gjendjen aktuale te financave publike.

Sic raportohet per agjencine e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare te ministrise se Financave ministri Bode e njohu Bell me treguesit e buxhetit 2010 si dhe per fazen ne te cilen ndodhet miratimi i projektbuxhetit 2011 i cili shume shpejt do te kaloje per miratim ne qeveri dhe Kuvend.

Behet me dije se gjate diteve ne vazhdim misioni i FMN-se do te kryeje takime me stafin drejtues te Ministrise se Financave dhe se qendrimi i tij ne Tirane do te mbyllet javen e ardhshme me nje konference te perbashket te Bell me ministrin e Financave Ridvan Bode dhe guvernatorin e Bankes se Shqiperise Ardian Fullani.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›