Meta Situata ne Veri teresisht nen kontroll
Shkoder 6 dhjetor NOA - Gjate dites se djeshme eshte kryer nje volum i jashtezakonshem si ne drejtim te vijimit te procesit te evakuimit ashtu edhe te furnizimit ne banoreve ne zonat e permbytura dhe te izoluara me ushqime me uje.
Nje fakt te tille e ka bere me dije vete ministri i Energjetikes ilir Meta i cili permendi madje edhe rastin ku eshte nderhyre per te transportuar ne komunen e Velipojes nje grua shtatzene gje qe tashme eshte realizuar dhe nuk ka asnje rrezik.
Sherbimet shendetesore prane ketyre komuniteteve kane funksionuar ne menyre te vazhdueshme dhe pa nderprerje. shte e rendesishme te theksojme se me venien ne perdorim edhe te helikoptereve qe kane ardhur nga Turqia dhe Greqia me kapacitete transportuese me te larta eshte bere nje pune e ndjeshme per te nisur nje furnizim me afatgjate per banoret tha ai.
Duke shtuar se ne kete drejtim eshte siguruar edhe nje komunikim i vazhdueshem me te gjithe drejtuesit e komunave dhe me kryepleqte e fshatrave per nje administrim sa me te mire te te gjithe nevojave me jetike.
Njekohesisht ka ecur shume mire edhe fillimi i furnizimit me koncentrat per bagetite qe jane te izoluara dhe ushqimi i tyre eshte demtuar per shkak te permbytjeve nga Drejtoria e Bujqesise se rrethit te Shkodres.
Ajo qe eshte me e rendesishme do te theksoja punen qe eshte bere per te mbrojtur argjinaturat sidomos ate te Recit ne komunen e Velipojes. Nje pune e jashtezakonshme eshte bere dhe vazhdon te behet per te siguruar argjinaturen ne Torovice.
Ne teresi i gjithe ky operacion humanitar vjen duke u perfeksionuar dhe ne kete drejtim Shtabi i Emergjences edhe ne mbledhjen e sotme diskutoi ne vijimesi jo vetem per diten e neserme por per te gjithe procesin me te cilin po ndeshet komuniteti Shtabi i Emergjences dhe te gjithe te deleguarit sipas komunave.
Nje pune shume e mire dhe e organizuar eshte bere ne qytetin e Shkodres ku eshte bere nje operacion masiv per furnizimin e popullates ne pjesen e qytetit qe eshte e permbytur dhe e izoluar perfundoi Meta lidhur me nje fakt te tille.
n.e/NOA