E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Situata politike, një grip stinor që do kalojë

Për zv.kryeministrin Ilir Meta situate në të cilën ndodhet politika është vetëm një grip stinor i cili do të kalojë.
"Kur ne presim pyetësorin është momenti që qeveria dhe opozita të përqëndrohen totalisht tek këto sfida sepse integrimi jonë europian është interesi kryesor kombëtar. Do doja ta quaja këtë sezon ngacmimesh dhe provokimesh të panevojshëm, si një grip stinor që duhet ta lëmë sa më shpejt pas dhe të ecim të gjithë përpara sepse nuk kemi kohë për të humbur", theksoi Meta.
Në një konferencë për shtyp, Ministri i Jashtëm Meta ndërsa bëri një ekspoze të vizitave të tij në Athinë dhe Bruksel, ftoi politikën të punojë për qëllimet integruese të vëndit pasi interesi kombëtar prevalon mbi të gjitha.
Ndërkaq, Meta tha se e majta shqiptare do të marrë pjesë në samitin e Partive Socialiste Europiane i cili zhvillohet në Pragë, sepse kjo është një mundësi për të komunikuar për sfidat që na presin.
Duke iu referuar vizitës së fundit në Greqi dhe Bruksel, Meta veçoi takimin me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu, duke theksuar se qeveria helene është e vendosur për të çuar përpara nismën për të anëtarësuar Ballkanin Perëndimor në BE deri në vitin 2014.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›