E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha thirrje qytetarëve: Në 8 dhjetor në shesh

Kryeministri Sali Berisha u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që me 8 dhjetor të dalin në shesh për të festuar shembjen e Murit të Berlinit në Shqipëri. Duke folur në kryesinë e Partisë Demokratike të degës së Tiranës, kryetari i kësaj partisë tha se sivjet shqiptarët festojnë më krenarë se kurrë pasi janë vend anëtar i NATO dhe shumë pranë europës.
Kryeministri tha se mazhoranca mbetet e vendosur për t'i treguar vendin aleancës punisto-mafioze ndërsa nuk la pa përmendur edhe themeluesit e kësaj partie.
Me 8 dhjetor Partia Demokratike organizon një miting të madh festiv në sheshin "Skënderbej". 8 dhjetori është shpallur ditën e rinisë dhe të pluraliizmit politik nga Kuvendi i Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›