E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Situata të normalizohet me dialog

Nga Danimarka zv.Kryeministri, njëherësh ministri i jashtëm Ilir Meta ka deklaruar se situata politike mund të normalizohet vetëm nëpërmjet dialogut. Për numrin 2 të qeverisë, ka ende hapësira që garantojnë transparencë brënda kuadrit kushtetues falë të cilave mund të normalizohet situata politike.

Ndërkaq Meta pas takimit me homologen danezë Espersen ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona.Gjatë vizitës së tij në Danimarkë, zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Ilir Meta u takua edhe me Kryetaren e Komisionit Parlamentar të çështjeve të Jashtme, znj. Eva Kjer Hansen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›