E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nastase : Palët duhet të arrijnë kompromis



Në një konferencë për shtyp , Ish Kryeministri i Rumanisë Adrian Nastase deklaroi se shqiptarët po presin një zgjidhje nga të dyja palët për kompromis. Nastase shtoi se të dy palët kanë një përgjegjësi të madhe, si kryesocialisti Rama dhe kryeministri Berisha, dhe në të njëtën kohë Partia Socialiste ka bërë hapa përpara duke mbyllur grevën e duke hyrë në Parlament.
"Kam vizituar disa herë Shqipërinë pas vitit 1990 dhe jam takuar shpesh me kryeministrin Berisha. Unë besoj se ekziston mundësia për zgjidhjen e krizës", tha Nastase. Politikani i lartë rumun solli ndërmend mosmarrëveshjet politike në vendin e tij, të cilat sipas tij vonuan anëtarësimin e Rumanisë në BE. Ai apeloi që e njëjta situatë të mos përsëritet edhe në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›