Meta: Sterjo Spasse, personalitet i jashtëzakonshëm i letërsisë dhe kulturës

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përkujtoi sot 110-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Sterjo Spasse.
Meta e cilësoi Spassen si një personalitet të jashtëzakonshëm të letërsisë dhe kulturës, vepra letrare e të cilit, i ngriti në vlera arti traditën, historinë dhe kulturën kombëtare.
“Sterjo Spasse shkruajti si rrallë kush me pasion dhe frymëzim patriotik për Rilindjen tonë Kombëtare që shpëtoi kombin dhe ndërtoi shtetin tonë”, theksoi Meta.
“Bir i shquar i komunitetit të dashur maqedonas, Spasse mbetet një urë e fortë lidhëse shpirtërore e bashkëpunimit të shqiptarëve dhe maqedonasve. Një shembull përherë i gjallë që i mëson politikës dhe shoqërisë se kufijtë nuk janë ndarje, por një mundësi për të ndërtuar një bashkëpunim njerëzor, intelektual, kulturor dhe ekonomik”, u shpreh ndër të tjera Meta.
1 nga 3/a.f/