Meta-Sulejman, Libani të konsiderojë njohjen e shpejtë të Pavarësisë së Kosovës

Beirut, 10 gusht, NOA Zëvendëskryeministri Ilir Meta i ka kërkuar Presidentit të Libanit, Michael Sulejman, që vendi i tij të konsiderojë njohjen e shpejtë të shtetit të Kosovës.
Gjatë takimit me Presidentin libanez, Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, theksoi se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm, nisur edhe nga mendimi në favor të këtij realiteti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Ministri i Jashtëm shqiptar e njohu Presidentin libanez me politikën paqësore dhe konstruktive të Shqipërisë, si dhe realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në fokus të veçantë pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Meta gjithashtu theksoi qëndrimin e Shqipërisë për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Lindjen e Mesme, në përputhje me qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara.
Në këtë kontekst Presidenti Sulejman vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe politikën e saj të hapjes ndaj rajoneve të tjera, veçanërisht atyre fqinj, si Lindja e Mesme.
Presidenti i Libanit theksoi se ekzistojnë potenciale të pashfrytëzuara në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në këtë drejtim duhen bërë hapa përpara.
Gjatë vizitës zyrtare në Beirut, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta në takimin me Presidentin e Libanit Michael Sulejman, shkëmbeu mendime mbi mundësitë e mëdha të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes reciprok.
Zoti Meta dhe Presidenti libanez, Sulejman ranë dakord për rëndësinë e plotësimit të kuadrit ligjor të marrëdhënieve mes dy vendeve, me qëllim nxitjen e tyre dhe nënshkrimin e shpejtë të disa marrëveshjeve, që janë në proces.
mit/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/28436-meta-sulejman-libani-te-konsideroje-njohjen-e-pavaresise-se-kosoves","title":"Meta-Sulejman, Libani të konsiderojë njohjen e shpejtë të Pavarësisë së Kosovës","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")