Meta: Zaganjori është kandidaturë serioze. PS skishte kohë ta vlerësonte
Aleati kryesorë i Partisë Demokratike në qeveri, kreu i LSI-së Ilir Meta ka kërkuar që palët politike të përqëndrohen tek sfida më e madhe që ka Kuvendi sot dhe në ditët në vazhdim.
Mendoj se procesi i negociatave duhet të kishte nisur më herët. Fakti që një propozim, tepër serioz, është bërë sot në mëngjes, krijon paragjykime, ndoshta edhe të pamerituara.- tha Meta.
Meta vlerësoi qëndrimin e maxhorancë, për të parë përtej vetes, dhe për ti dhënë, siç tha ai, vendit një President që bashkon. Sipas Metës është bërë një punë shumë mirë, pasi maxhoranca ka dhënë një standard për cilësitë dhe tiparet e presidentit.
Si rrallëherë, kandidati konkret gërsheton përvojën diplomatike, në fushën e gjyqësorit, dhe së treti edhe përvojën akademike. Koha e shkurtër e ka bërë të pamundur për të bërë një vlerësim të kandidaturës, duhet ta çmojmë me seriozitet. Kjo nuk do të thotë se opozita nuk do të propozojë, ky është një proces i dyanshëm. Cilësitë e kandidatit janë shumë serioze.- tha Meta.