E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pështyu portretin e Putinit, dënohet 15 ditë burg

15 dite burg per nje te peshtyre ndaj portetit te presidentit rus Vladimir Putin. Kjo ka ngjarje ne Rusi, kur një gjykatë ruse ka dënuar me 15 ditë burgim një aktivist të opozitës, i cili ka pështyrë portretin e Putin.

Dmitri Karujev, 20 vjeç, është shpallur fajtor për shkelje të rendit publik dhe shprehje të mosrespketit për shoqërinë, derisa ka marrë pjesë në një protestë, në prag të inaugurimit të Putinit më 7 maj.

Karujev, anëtar i Lëvizjes Një tjetër Rusi, është arrestuar teksa organizonte protestën jashtë zyrës së partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, në qytetin Çeboksari rreth 660 kilometra në jug të Moskës. Ai ka thënë se ka teshtirë dhe jo pështynë në portretin e Putinit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›