E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Zgjidhje rimbursimit te TVSH-se

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka vizituar një fabrikë ku prodhohen tulla në fshatin Maminas.

Në bashkëbisedimin e zhvilluar me investitorët dhe punonjësit e pranishëm, Meta premtoi dhënien fund të  orvatjeve me rimbursimin e TVSH-së. "Do të zgjidhim një herë e mirë edhe çështjen e rimbursimit të TVSH-së. Prandaj ne angazhohemi për të zgjidhur çështjen e rimbursimit përmes rimbursimit automatik sepse vështirësitë e mëdha që vijnë në këtë drejtim, që nga rimbursimi i akcizës për lëndët djegëse që përdoren si lëndë të para për këtë industri prodhuese, që nga rimbursimi i TVSH-së për eksportet etj, përbëjnë pengesa mjaft serioze, të cilat vënë në vështirësi frymëmarrjen dhe funksionimin më efikas të këtyre aktiviteteve", tha Meta. / Top ChannelFushata 2013
Mitingu i PS, policia merr masa
Topi hap rrugën e bashkëpunimit
Votimi i të verbërve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›