Meta (ai që është në qeveri me Berishën): Sot duhej të festonim marrjen e statusit
Ilir Meta, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, bashkëqeverisës me Sali Berishën, është ankuar sot se politika e la vendin pa marrë statusin e kandidatit.
Sipas Ilir Metës, që ka folur nga Shkodra, sot duhej të ishim duke festuar marrjen e statusit, por nuk na lanë konfliktet politike.
Meta, që bën gjoja është mbi palët në këtë rast dhe nuk përzihet në konflikte politike, bën sikur nuk e di se është korrupsioni dhe zgjedhjet që na lanë në klasë.
Për korrupsionin nuk kemi se çfarë themi se Ilir Meta është simbol me videon e publikuar, ku shihet duke bërë miliona brenda pak minutash.
Për zgjedhjet, Ilir Meta nuk e tha një çerek fjale kur Lulzim Bash vodhi mandatin në Tiranë.
Tani rri e ankohet se politika po grindet dhe ndaj nuk na japin statusin.
Harrove qeverisjen zoti Meta, aty ku je në krah të Sali Berishës! Të atij që në 2009-ën e akuzojë si më të korruptuarin. Ai, të cilit i thoshe se nuk bën kurrë zgjedhje të lira.