E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta akuza prokurorise Nuk hetoi videon e transmetuar

Opozita merr pjese ne mbledhjen e Keshillit te Rregullores. Meta tregon analizen tekniko-shkencore te ekspertit italian

Keshilli per Rregulloren Imunitetin dhe Mandatet merr ne shqyrtim kerkesen e Prokurorise te Pergjithshme per ti hequr imunitetin deputeteve Ilir Meta dhe Dritan Prifti. Ne respektim te procedurave ligjore dje ky keshill ka zhvilluar nje seance degjimore me deputetin Meta i cili paraqiti versionin e tij te ngjarjes per te cilen akuzohet si dhe materiale shtese lidhur me ekspertizen private te bere per videon e transmetuar ne media. Sot do te jete para deputeteve ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti. Meta gjate fjales se tij para ligjvenesve demokrate por dhe socialiste te cilet ishin te pranishem ne mbledhje kerkoi serish te tejkalohen procedurat ligjore per heqjen e imunitetit te tij. Me tej ai paraqiti ne menyre te detajuar nje analize tekniko-shkencore qe i eshte bere videos se transmetuar ne emisionin Fiks Fare analize e bere nga nje ekspert i pavarur italian i njohur ne kete fushe dhe i kontraktuar privatisht nga Ilir Meta. Sipas kesaj analize - tha ai - vertetohet montimi qe i eshte bere sistemit audio te videos version i mbeshtetur qe nje dite pas transmetimit te saj ne televizionin Top Channel nga ana e Ilir Metes. Duke shprehur skepticizmin e tij ne nje hetim transparent dhe te plote te ceshtjes nga ana e prokurorise Meta ngriti edhe nje tjeter shqetesim. Sipas kreut te LSI-se analiza e bere nga eksperti amerikan i kontraktuar nga organi i akuzes i ka bere analize regjistrimit origjinal te vene ne dispozicion nga Dritan Prifti ndersa eksperti italian i kontraktuar nga ai vete ka marre ne analize tekniko-shkencore regjistrimit te transmetuar nga televizionet shqiptare mbi bazen e te cilit eshte ngritur edhe akuza e prokurorise per te nisur nje hetim per ceshtjen. Meta ka akuzuar kryesocialistin Rama se ka bere dhe po ben gjithcka qe skenari i vertete i ngjarjes te mos zbardhet. Ne kete moment ish-zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomise i ka kerkuar Kuvendit qe te ndihmoje me mekanizmat e tij ne menyre qe te dale ne drite e verteta.

Keshilli i Mandateve

Ne fillim te mbledhjes se djeshme te Keshillit te Rregullores Kryeparlamentarja informoi per kerkesen e prokurorise per heqjen e imunitetit te Metes dhe te Priftit si dhe per letren qe deputeti Meta i kishte dorezuar asaj per te lene imunitetin vetem nje dite pasi dha doreheqjen si zevendeskryeminister. Pas kesaj fjalen e mori kreu i LSI-se per te cilin tashme ka nisur procedim penal nga prokuroria. Ai e konsideroi te vonuar mbledhjen e keshillit ndersa theksoi se montazhi i bere ka per qellim jo vetem te denigroje figuren e nje deputeti apo te nje zevendeskryeministri apo thjesht qeverise por te perdoret si pretekst per nje aksion te dhunshem kunder qeverise. Ai shtoi se prokurorja e Pergjithshme ne letren drejtuar Kuvendit bazohet vetem ne emisionin Fiks Fare pra ne ate qe eshte transmetuar pa bere asnje ekspertize te vertetesise te saktesise te bisedes te zerave te shifrave dhe shume gjerave te tjera te asaj qe eshte apo nuk eshte nje montim televiziv. Natyrisht qe une jam i zhgenjyer jo se eshte kerkuar heqja e imunitetit se e kam kerkuar vete dhe e kam kerkuar me kohe une dhe LSI qe deputetet skane pse te kene imunitet por jam i zhgenjyer sepse kerkesa duhet te ishte ndryshe znj. Kryetare duhet te ishte me baze edhe te kerkeses se tij me baze edhe te akuzave qe jane bere nga ish-ministri te filloje kete proces - tha ai. Meta shtoi se prokuroria nuk ka sjelle asnje prove nderkohe qe ka proceduar ne menyre te gabuar edhe me ekspertin amerikan. Me tej kreu i LSI-se paraqiti ne menyre te detajuar nje ekspertize te bere nga nje ekspert i kontaktuar prej vete atij. Ne ditet e fundit kerkuam per nje ekspertize akoma me te thelle me te imet teknike dhe shkencore audio ne menyre te vecante sepse ketu eshte problemi sepse nuk eshte diskutuar ndonjehere nese atje eshte Ilir Meta dhe nese atje eshte personi tjeter i kerkuam nje nder eksperteve me te njohur ne Itali dr. Ing. Antonio Federico i cili brenda 2-3 ditesh i ka bere nje analize shume te qarte tekniko-shkencore te gjithe materialit filmik bazuar mbi pyetjet e avokateve te mi. Sipas kesaj ekspertize ne pikepamje te kohes televizive gati me shume se 1/3 e gjithe kohes eshte nje manipulim i qarte nga ana teknike. Jane heqje jane venie jane mbivendosje te cilat kane dale nga gjithe analiza qe eshte bere ne baze te teknologjise me te avancuar te kohes - tha ai. Meta shtoi se analizohet ne menyre te vecante edhe skena ku Meta ka thene se Gimi me ka thene mua qe nga ana ime ke deri ne 700 dhe kjo nuk degjohet dhe nuk ekziston edhe sipas konkluzioneve perfundimtare. Asnje nuk e ka degjuar kete gje pervec atyre qe kane vene titrat me qellim qe tu imponojne qytetareve shqiptare nje gje te pavertete. Per te ardhur ne fund fare te konkluzionet e pergjithshme te ketij eksperti i cili thote se ekzaminimet instrumentale te kryera te lejojne qe per momentin te konfirmosh se sinjali audio dhe sinjali video te regjistruar nga nje a me shume mikropergjues kane pesuar kalime rihedhje ngjeshje prerje e mbivendosje dhe sipas gjasash edhe procedura te ndryshme. Ai i kerkoi me tej Parlamentit te ndjeke me pergjegjesi maksimale pershpejtimin e hetimit per kete ceshtje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›