E Shtunë, 31 Tetor 2026

18 shkurti opozita rikthehet tek Deshmoret e Kombit

E majta thirrje per proteste Rimblidhuni ne bulevard. Ahmetaj Protesta deri ne rrezimin e Berishes

Opozita e majte nuk do te ndryshoje qendrimin e saj dhe as propozimet qe ajo ka ne lidhje me stabilizimin e situates ne vend dhe rikthimin e dialogut politik. Keshtu kerkesat radikale per doreheqjen e qeverise dhe zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme rikonfirmohen edhe nje here me thirrjet e vazhdueshme te perfaqesuesve te saj per demonstraten e 18 shkurtit e cila rikthehet ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Ka qene kreu i PLD-se Spartak Ngjela i cili i kerkoi per te disaten here radhazi shqiptareve te rizbresin ne demonstrate ne 18 shkurt per ti dhene fund sic tha ai ekstremisht qeverise terroriste te drejtuar nga Kryeministri Berisha. Me 18 shkurt eshte nje demonstrate e madhe ne perkrahje te deshmoreve te lirise per te kerkuar largimin e kesaj qeverie per manipulimin e zgjedhjeve dhe korrupsionin. Forca e madhe e popullit do ta mposhte. Kryeministri Berisha kishte bere pergatitje per terror. Qeveria terroriste beri 4 deshmore te lirise. Kemi besim se prokuroria do ta zbardhe kete masaker qe eshte bere ne kohen moderne te Shqiperise - deklaroi Ngjela. Me pare ne nje konference per shtyp kjo thirrje eshte perforcuar edhe nga deputeti i Partise Socialiste Arben Ahmetaj i cili tha se tashme Shqiperia eshte ndare ne dy pjese nga njeri krah qeveria qe po grabit gjithcka e ne krahun tjeter populli i cili sipas tij po varferohet cdo dite. Me 18 shkurt shqiptaret te protestojne paqesisht dhe me vendosmeri kunder kusareve dhe matrapazeve. Nderkohe qe cmimet rriten ne menyre marramendese Berisha vazhdon axhenden e kusarise. Prandaj me 18 shkurt shqiptaret do protestojne paqesisht dhe vendosmerisht kunder ketij pushteti qe eshte i gatshem te marre jete njerezish te pafajshem - tha Ahmetaj. Po ashtu deputeti socialist akuzoi mazhorancen qeverisese per shtimin e papunesise dhe varferise ne vend duke dhene disa shifra disi te tepruara te cilat tregojne sipas tij arsyet pse duhet protestuar ne 18 shkurt. Ne nje kohe qe mbi 500 mije shqiptare jetojne nen pragun e varferise dhe 1 milion te tjere jane te papune Sali Berisha ka vendosur ti varferoje ata dhe me tej duket plackitur pasurite e fundit publike qe i kane mbetur ketij populli. Prandaj te premten ne 18 shkurt shqiptaret do te demonstrojne me vendosmeri per te ndalur doren e kusareve e matrapazeve qe sot sundojne kete vend - u shpreh Ahmetaj. Ne daljet e fundit te saj opozita ka ritheksuar vazhdimisht nepermjet deklaratave te perfaqesuesve te ndryshem te saj se ajo nuk do te terhiqet nga kerkesat radikale per doreheqje te qeverise dhe organizimin e zgjedhjeve te parakohshme qe shihen si e vetmja zgjidhje qe do ti jepte sipas tyre fund krizes se rende politike. Gjithashtu edhe thirrjet e vazhdueshme te nderkombetareve per rikthimin e bashkepunimit politik midis dy forcave kryesore politike ne kushtet kur mazhoranca eshte shprehur e gatshme per kete ceshtje duket se nuk kane ndikuar aspak ne terheqjen e opozites nga protestat ne rruge dhe marredhenia e cila vazhdon te mbetet e kushtezuar me Parlamentin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›