Meta i kërkon Milloshoskit zbatimin e "Ohrit"
Bashkëpunimi dypalësh, rritja dhe forcimi i tij në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, zhvillimet në rajon, si dhe përpjekjet e përbashkëta për integrimin evropian e euroatlantik, përfshirë këtu anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ishin çështjet kryesore që u trajtuan gjatë bisedimeve zyrtare mes dy delegacioneve.
Kryediplomati shqiptar ka theksuar gjatë takimit se është më rëndësi që marrëveshja e Ohrit që siguron më shumë të drejta për shqiptarët atje, të zbatohet plotësisht.
“Ne mbështesim fuqimisht edhe implementimin e plotë dhe efikas së marrëveshjes së OHRIT, si një marrëveshje që ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e stabilitetit të Maqedonisë dhe në avancimin e axhendës së saj euro-atlantike dhe evropiane. Ne besojmë se marrëveshja e OHRIT është kuadri më i mirë për të forcuar më tej bashkëjetesën e komuniteteve etnike këtu, për të realizuar më tej të drejtat e komunitetit shqiptar por natyrisht edhe për të afruar edhe më tepër vendin tuaj me Bashkimin Evropian”, është shprehur Meta.
Gjatë takimit, Meta dhe Milloshoski u shprehën se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë janë shumë të mira. Ata rikonfirmuan gjithashtu vullnetin e përbashkët për konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, si dhe vlerësuan rolin e veçantë të të dy vendeve për sigurimin e një bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv në interes të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon.
Nga ana e tij, Meta evidentoi rëndësinë e veçantë të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia dhe vlerësoi njëkohësisht faktin që opinioni i GJND-së e rikonfirmoi drejtësinë e këtij vendimi, duke shtuar se ai i shërben stabilitetit dhe paqes në rajon.