E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ejup Ganiç kthehet në Sarajevë

Ganiç ishte ndaluar gjatë muajit mars në aeroportin e Londrës, Hethrou në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia, e cila akuzon ate për krime lufte gjatë konfliktitit të Bosnjes 92-95.

15 ditë pas arrestimit, Ganiç u lirua me kusht deri ditën e djeshme kur një gjykatë në Londër i gjykoi si politike akuzat e Beogradit dhe refuzoi ekstradimin e ish-zyrtarit të lartë boshnjak, duke i rikthyer atij lirinë e plotë.

Në aeroportin e Sarajevës Ganiç u prit nga rreth 500 persona, të gjithë anëtarët e presidencës boshnjake të kohës së luftës, përfaqësuese të organizatës “Nënat e Srebrenicës”, të shoqërisë civile etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›