Meta i shkel syrin Ramës: Bashkëpunoj për integrimin

Ilir Meta - Edi Rama
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i ka kthyer përgjigje me dykuptimte liderit të opozitës, i cili bëri të qartë se do të bashkëpunojë me këtë parti vetëm nëse del nga koalicioni qeverisës.
Por a do ta prishë marrëveshjen që ka me Partinë Demokratike për të qeverisur vendin deri në zgjedhjet e vitit 2013-të? Përgjigja e Metës është se ai i qëndron marrëveshjes së LSI-së. Nuk bëhet fjalë për marrëveshjen me Berishën por marrëveshjes me votuesit.
LSI u qëndron marrëveshjeve dhe natyrisht thelbin i çdo marrëveshje ka të bëjë me integrimin e vendit, tha Meta nga qytetin i Korçës ku mori pjesë në forumin e gruas së LSI-së
Por situata mund të përmbyset me nisjen e negociatave nga Berisha, i cili ka paralajmëruar se do ta bëjë këtë pas kthimit nga Samiti i Çikagos.
LSI është parti e krijuar në vitin 2005 si fraksion i Partisë Socialiste. Pas zgjedhjeve të para në të cilat ajo merrte pjesë, vendosi të qëndrojë në opozitë, duke u bashkuar në një front me PS-në. Bashkëpunimi i tyre funksionoi në zgjedhjet lokale të vitit 2007 ndërsa krisjet me PS-në nisën pas ndryshimit të Kushtetutës dhe reformës zgjedhore.
Në zgjedhjet e vitit 2009, ajo hyri si një parti mbi PS-në dhe PD-në, duke qenë një kritike e ashpër e kryeministrit Berisha. Pas zgjedhjeve, i ftuar nga PD për tu bërë pjesë e koalicionit qeverisës, Meta u përgjigj pozitivisht.
Kjo u duk se do të sillte një ndarje për jetë me PS-në. Mes tyre nisi një luftë brenda llojit duke lënë të qetë në mbretërinë e tij Berishën. Ndërsa tani që jemi vetëm pak ditë larg nga nisja e procedurave parlamentare për zgjedhjen e presidentit, LSI po përpiqet të qëndrojë e baraslarguar dhe të luaj me dy porta. /F.Stafa/