Berisha i kthehet tezës së bashkimit kombëtar; në janar e quante ekstremiste
Në takimin në Prizren me rastin e Abetares së përbashkët Kosovë e Shqipëri, Berishës i dolën nga goja dhe këto fjalë: Dua tju siguroj që ne do të bëjmë gjithçka që të ecim dhe të punojmë për idealin e bashkimit kombëtar. Ëndrra e bashkimit kombëtar ka qenë ëndrra më fisnike e tyre, ideali i bashkimit të shqiptarëve është ideali i përjetësisë së tyre. Shtypi e gazetarët, me pak përjashtime, e injoruan këtë moment të fjalës së tij, teksa ishte me presidenten e me kryeministrin e Kosovës (që të dy kanë një kompleks inferioriteti e pafuqie përballë Berishës).
Para ca muajsh, saktësisht nga fundi i muajit janar, ka qenë po Berisha që i ka sulmuar me një gjuhë të ashpër nga pozitat e pëllumbit të paqes ekstremistët e bashkimit kombëtar. Me sa duket, puna ia do të jetë nacionalist tash e tutje. Të shohim se deri ku do shkojë. Me fjalë, kuptohet. Me vepra bën tjetër gjë.