Meta inspekton QKR-ne Kola kerkon staf shtese
Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta zhvilloi dje nje vizite pune ne zyrat e Qendres Kombetare te Regjistrimit. Ministri u prit nga kreu i QKR-se Tomi Kola duke e njohur me ambientet e punes dhe problematiken takuar me drejtues dhe punonjes. Me kete rast Tomi Kola i kerkoi ministrit mbeshtetje per zgjerim stafi me te pakten 6 veta pasi fluksi i punes eshte i paperballueshem sidomos ne sektorin ku menaxhohen te gjitha veprimet e degeve ne rrethe. Ministri Meta beri nje shenje aprovuese ndersa me tej dha nje deklarate per mediat. Te gjitha lehtesite e ofruara ne QKR sherbimi teper modern i kulturuar dhe i shpejte ka mbartur efekte mjaft pozitive per te permiresuar klimen ndaj biznesit tha ministri Meta. Sipas tij do te perfundoje se shpejti reforma ne fushen e inspektimit ne menyre qe te modernizoje inspektoratet dhe ti thjeshtoje ato. Nje studim i USAID-it thote se mbi 93 per qind e investitoreve kane shprehur kenaqesine per sherbimet qe kane perfituar ne QKR.