Tubacionet e gazit natyror me leje te biznesit vendas
Peson reforme te thelle legjislacioni qe trajton ceshtjen e tregtimit te gazit natyror. Vendimi per ndryshimin e tij eshte marre nga qeveria dy muaj me pare por dje u publikua ne Fletoren Zyrtare ku nder te tjera percakton hapat qe duhen ndjekur ne marrjen e licences deri ne operimin e gazit natyror. Aktualisht ky treg teper modest per vendin tone operonte me nje VKM qe nuk ishte i qarte per disa elemente te reja qe ishin shfaqur me kalimin e viteve. Duke qene se Shqiperia eshte duke u pergatitur te jete pjese e projekteve rajonale te gazit natyror dhe tregimit te tij u pa e arsyeshme ndryshimi i tij.
Njera nga pikat e vendimit thote se miratimi i lejes ka nje afat prej 30 vjetesh dhe cdo rinovim i saj eshte kompetence e ERE-s. Ajo qe bie ne sy te VKM-se eshte rruga qe i hapet biznesit vendas per te qene pjese e projekteve per shtrirjen e tubacioneve nga njeri vend ne tjetrin. Ne piken 5 thuhet se cdo subjekt i huaj qe kerkon te paraqese kerkesen per marrjen e nje leje duhet te krijoje ne Shqiperi nje filial ne forum e shoqerise aksionere ose bashkim te shoqerive.
Per te fituar te drejten e ndertimit te tubacionit shoqeria duhet te paraqese disa vertetime qe lidhen me subjektin ndertues kontraktor garancite ne banka plan-biznesin projektin etj.
Do te jete nje komision ad-hoc me 9 anetare me shumice nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes e cila do te shqyrtoje projektin dhe ne rast se i ploteson kushtet brenda 30 diteve ia dergon ministrit pergjegjes per ekonomine per miratim qe edhe ne kete faze kerkohet kohe te pakten 10 dite ministri shikon te gjitha dokumentet dhe nis konsultimet me shoqeri te huaja eksperte vendas e te huaj perfshi edhe me vendet fqinje ku kalon tubacioni. Me pas projekti kalon per miratim final ne Keshillin e Ministrave i cili jep lejen me afat 30 vjet.
Dhenia e lejes jepet kundrejt nje pagese ne raport me vleren e investimit qe shkon deri ne 30 milione leke per projekte me vlere mbi 300 milione leke.