E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta kandidat per kreun e LSI-se

Ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta do të rikandidojë për kreun e ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim, njoftuan burime nga kjo parti.

Sipas tyre, zgjedhjet për kreun e LSI-së do të mbahen brenda këtij muaji dhe deri më tani, Ilir Meta është kandidati i vetëm.

Kjo e bën thuajsë të sigurtë rikonfirmimin e tij në krye të kësaj force politike, post nga i cili hoqi dorë pas publikimit të videos mes tij dhe Dritan Priftit, ku diskutoheshin afera financiare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›