E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta kthen për rishqytim ligjin për Policinë: Krijon hapësira për të gjurmuar dhe për të mbikqyrur qytetarët gjatë procesit zgjedhor

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Policinë e Shtetit”. Sipas zotit Meta ky ligj krijon hapësira për të gjurmuar dhe për të mbikqyrur qytetarët gjatë procesit zgjedhor.“Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke cenuar pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; Bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara ngë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, që lidhen me grancitë për ruajtjen e privatësisë; Rrezikon ta kthejë Policinë e Shtetit në një organ që gjurmon qytetarët jashtë një procesi penal dhe kontrollit të organeve të drejtësisë, dhe ta vërë nën presionin qeveritar gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor, nën urdhrat e vullnetit politik, duke cenuar edhe pavarësinë operacionale të saj; Shkakton trajtim të pabarabartë dhe pasiguri për vendin e punës, për punonjësit e Policisë së Shtetit, duke sanksionuar lëvizjen e tyre në pozicione të tjera, edhe pa miratim paraprak, me pasojë humbjen e përfmeve që kanë prej statusit të veçantë për shkak të detyrës”,  liston presidenti Meta në argumentet e tij për kthimin e ligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›