E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta lobon për Kosovën në Samitin e Energjisë në Emirate

  Gjatë qëndrimit në Abu Dabi, Meta u prit në një takim të veçantë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe Sheik Abdullah bin Zayed al Nahyan, me të cilin diskutuan rreth thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes reciprok.Meta e njohu homologun e tij me vendimin e Qeverisë shqiptare për hapjen së shpejti të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi, hap që u vlerësua së tepërmi nga Ministri i Punëve të Jashtme të EBA si një vendim i rëndësishëm për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjatë punimeve të Samitit Botëror të Energjisë të së Ardhmes të organizuar nga Agjencia Ndërqeveritare e Energjisë së Rinovueshme në Emiratet e Bashkuara Arabe Meta zhvilloi takime me mjaft personalitete politike si me Kryeministrin e Mbretërisë të Tongas, Ministrin e Punëve të Jashtme të Komoros, me delegacionet e Kenias, Hondurasit dhe Bregut të Fildishtë.  GNë këto takime, Meta shkëmbeu mendime mbi bashkëpunimin e ndërsjelltë në kuadër të organizatave ndërkombëtare si dhe u kërkoi këtyre vendeve njohjen e Shtetit të Kosovës.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›