SHBA dërgon katër mijë trupa shtesë në Haiti
Njësi të ngjashme janë dislokuar dhe në ditët paraardhëse, të cilat se bashku me katër mijë trupat e tanishme e çojnë numrin e forcave amerikane në 14 mijë.Presidenti Barak Obama i tha televizionit ABC gjatë një interviste dje se Shtetet e Bashkuara nuk mund të injorojnë gjendjen në Haiti.Presidenti tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë që përpjekjet e tyre të shpëtimit të duken sikur po marrin nën kontroll vendin e Karaibeve. Ai shtoi se kërkon të sigurojë se Amerika shfaq forcën e saj në botë, jo vetëm kur është në luftë.Shtetet e Bashkuara po dërgojnë gjithashtu një anije të ndërtuar për të pastruar rrënojat që bllokojnë portin kryesor në Port-o-Princ. Këto rrënoja kanë ndaluar anijet e mëdha me ushqime dhe furnizime jetësore.