Meta mbeshtetje per biznesin fason
Kryetari i LSI-së Ilir Meta viziton një fabrikë përpunimi veshmbathjesh në njësinë nr, 4 në Tiranë.
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta ka shprehur edhe një herë mbështetjen e tij ndaj biznesit fason,duke e cilësuar si një sipërmarrje mjaft të rëndësishme për ekonominë e vendit.
"Angazhimi ynë është që në katër vitet e ardhshme të garantohet një mbështetje më e madhe sidomos më kredi të buta me interesa deri në 3% për të zgjeruar biznesin fason dhe njëkohësisht për të garantuar sa më shumë grante veçanërisht përsa i takon blerjes së makinerive dhe pajisjeve për biznesin fason, deklaroi z. Meta. Për ne është shumë e rëndësishme që të realizojmë një cikël të mbyllur brenda vendit dhe të rrisim prodhimin dhe markat 'Made in Albania'. Rritja e prodhimi dhe eksporteve është e vetmja rrugë për fuqizimin e ekonomisë sonë dhe objektivi ynë është që deri në 2017-n të dyfishohen eksportet, që do të thotë që eksportet të arrijnë në vitin 2017 deri në 40% të prodhimit të brendshëm bruto. Kjo do të thotë njëkohësisht edhe garantimi i rritjes së punësimit dhe i qëndrueshmërisë së punësimit", deklaroi ai.