E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta më pak vota se Alimehmeti? Metani: Ilir Alimehmeti frymëzon, ai tjetri jo

Mandati i katërt i PS dhe humbja zhgënjyese e PD në zgjedhjet e 11 majit ishte tema e diskutimit këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj.

Të ftuarit në studio analizuan gjithë procesin zgjedhor, por dhe mënyrën se si u arrit në këtë rezultat ku PS rikonfirmohet në qeveri, dhe PD do të hyjë në katër vjeçarin e radhës në opozitë.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se si ka mundësi që Ilir Meta edhe pse me një forcë politike nga pas ka marrë më pak vota se Ilir Alimehmeti, kandidati i PSD gert Metani tha se Alimehmeti frymëzon, ndërsa Meta jo.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si shpjegohet që në këtë listën e Tiranës ku ka një lsitë të hapur, zgjidhjet Alimehmeti një person shumë qytetar dhe nuk votohet një person tjetër?

Metani: Kjo është për tu duartrokitur.

Borakaj: Apo që ilir Meta merr më pak vota, i cili ka një parti nga mbrapa.

Kuçani: Ilir Alimehmeti nuk ëhstë peshë e vogël.

Borakaj: Por nuk ka një parti si Meta nga mbrapa.

Metani: Ai ka një gjë, frymëzon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›