Meta merr pjesë në samitin e Budapestit
Në këtë takim u diskutuan çështjet e bashkëpunimit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit integrues në BE. Shqipëria u inkurajua për progresin e bërë dhe u mbështet perspektiva e saj europiane në kuadër të liberalizimit të vizave dhe hapjes së negociatave për statusin e vendit kandidat.