Jeruzalem, Solana bën thirrje kundër aksioneve provokuese
"Do të doja t'u kërkoja të gjitha palëve të mos kryejnë aksione provokuese që mund të nxisin tensione apo të çojnë në lindjen e dhunës", tha Solana në një komunikatë. "Secili duhet të marrë masa për të shmangur përshkallëzimin", tha zyrtari evropian. "Prioriteti ynë mbetet rifillimi i negociatave të besueshme në një atmosferë të përshtatshme për suksesin e tyre".
Tensioni lidhur me sheshin e Xhamive u rindez në fund të shtatorit në Jeruzalemin Lindor, duke shkaktuar tridhjetë të plagosur. Palestinezët protestonin kundër futjes sipas tyre të pelegrinëve hebrenj, një grup turistësh, sipas policisë, që kishin shkuar të luteshin tek sheshi.
Sheshi ku ndodhet xhamia Al Aksa dhe është vendi i tretë i shenjtë i Islamit pas Mekës dhe Medinës. Ngjitur me atë shesh ndodhet Muri i Lotëve, që është gjithashtu vendi më i shenjtë për hebrenjtë që e qujanë Mali i Tempullit.