E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta merr pjesë në takimin e ministrave të NATO-s

Ministrat e Jashtëm të NATO-s vendosën të ftojnë Malin e Zi t’i bashkohet Planit të Veprimit për Anëtarësim (MAP) dhe inkurajuan Bosnje-Hercegovinën të thellojë reformat me shpresën e anëtarësimit në MAP sapo të jenë përmbushur kriteret e duhura.
 
Gjithashtu, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve kontribuuese të trupave ISAF diskutuan mbi çështje kyçe dhe mbi prioritetet e strategjisë për Afganistanin, në veçanti për mbrojtjen e qytetarëve afganë, ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë afgane dhe për lehtësimin e qeverisjes dhe zhvillimit në vend. Ministrat  e Jashtëm adoptuan një deklaratë të përbashkët ku shprehet vullneti për të punuar së bashku për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me misionin si dhe mbështetja e plotë për parimet e ISAF për proceset e ri-integrimit dhe të pajtimit në Afganistan.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›