Zhvillohet takimi "Përgatitjet e Pyetësorit të KE-së”
Veç ministres së Integrimit znj. Majlinda Bregu, në këtë takim merrnin pjesë zv/kryeministri Ilir Meta, disa ministra të kabinetit qeveritar, kryenegociatori kroat, z. Vladimir Drobnjak, përfaqësues të institucioneve të pavarura në vend, ekspertë dhe koordinatorë të grupeve ndër-institucionale, etj.
Në fjalën e saj në këtë takim, znj. Bregu falënderoi z. Drobnjak për gatishmërinë e tij për të ndarë eksperiencën kroate në plotësimin e pyetësorit dhe njohu të pranishmit me përgatitjet që ka bërë Ministria e Integrimit, si institucioni drejtues dhe koordinues i procesit, për përfshirjen e personave përgjegjës dhe përcaktimin e afateve kohore për përmbushjen e çdo detyre të veçantë që lidhet me pyetësorin.
“Është përgatitur glosari i MSA-së, është në proces publikimi glosari i institucioneve dhe programeve të Bashkimit Evropian; është finalizuar manuali i përkthimit të legjislacionit shqiptar në gjuhën angleze. Ky manual publikohet javën që vjen; kanë përfunduar procedurat për përzgjedhjen e përkthyesve dhe po zhvillohen trajnimet e tyre”, informoi ministrja Bregu.
E pyetur lidhur me protestat e opozitës ministrja tha se ato nuk kanë ndryshuar asgjë në vendimmarrjen politike të BE-së, pasi kanë qenë pikërisht institucionet ndërkombëtare që kanë certifikuar procesin zgjedhor në Shqipëri .
“Dalja në rrugë nuk mund të ngadhënjejë kurrsesi mbi procesin e integrimit që ecën pikërisht këtu, në tryezat e punës”, përfundoi ministrja deklaratën për mediat.
Në pjesën e dytë të takimit diskutimi u përqendrua tek fushat kryesore të plotësimit të pyetësorit, kriterin politik për të cilin referoi z. Drobnjak, dhe pyetjet drejtuar përfaqësuesve të grupeve të punës.
Duke iu referuar edhe përvojës kroate në plotësimin e pyetësorit, z. Drobnjak e vlerësoi si shumë të vështirë këtë proces, pasi kërkon shumë angazhim, përgatitje dhe ekspertizë.
“Plotësimi i pyetësorit është një proces më i vështirë nga sa mund ta mendoni, megjithatë, duke parë përgatitjet tuaja, mund të them se i keni të gjitha mundësitë t’ia dilni mbanë në kohën e duhur. Ju duhet përgatitje e mirë në nivel ekspertësh sepse ky proces është logjistik, diplomatik, teknik dhe politik”, tha z. Drobnjak duke ofruar gjithë ndihmën e Kroacisë nëse do të jetë e nevojshme, për këtë fazë të procesit të integrimit të Shqipërisë.